Sport
Cana, nga kjo verë mund të luajë për Lozanën!
Sipas gazetës "24 heures" klubi i Lozanës po bën përpjekje të mëdha për ta angazhuar mbrojtësin e shquar qysh nga fillimi i sezonit veror që vjen
Lorik Cana në Lozanë?
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i cili njihet si figurë unifikuese në ekip, pas Evropianit 2016 mund të kthehet atje ku ka filluar, në Lozanë të Zvicrës.
Kështu të paktën shkruan gazeta zvicerane në gjuhën frënge “24 heures”, transmeton albinfo.ch. Pra Cana tashmë 32 vjeçar fare lehtë mund të kalojë periudhën e mbetur para “pensionimit” në skuadrën Lausanne-Sport e cila këtë sezon sërish është ngritur në superligë, pas një periudhe që kishte kaluar në “Challengue” ligë.
Sipas gazetës, klubi i Lozanës po bën përpjekje të mëdha për ta angazhuar mbrojtësin e shquar qysh nga fillimi i sezonit veror që vjen. Pak kohë më parë Lorik Cana kishte paralajmëruar se pas Evropianit do ta braktisë ekipin FC Nantes përkundër faktit se kontrata e obligon deri në vitin 2017.
Në rininë e hershme Cana ka luajtur për Dardaninë e Lozanës dhe në verën që vjen ai mund t`i kthehej sërish qytetit ku ka filluar. Ndërkaq, kryetari i FC Lausanne Alain Joseph ka deklaruar se do ta priste krahëhapur lojtarin e madh.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












