Uncategorized
Cana përlotet me tatuazhin e ish-luftëtarit të UÇK-së
Lorik Cana, edhe një herë nuk i përmbajti lotët, kur ishte në pyetje lufta dhe kontributi që kanë dhënë luftëtarët e UÇK-së.
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, edhe një herë nuk i përmbajti lotët, kur ishte në pyetje lufta dhe kontributi që kanë dhënë luftëtarët e UÇK-së.
Arsyeja që nuk i përmbajti lotët ishte tatuazhi që Lekë Dobruna, ish-luftëtar i UÇK-së, ka bërë në këmbën e tij. Vizatimi tregon momentin kur Lorik Cana mbërtheu poshtë tifozin serb që hyri në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Ishte akt spontan ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim, ndërsa unë jam krenar me atë që përfaqëson ky njeri”, u shpreh Cana duke shpjeguar lotët e tij.
Kurse Lekë Dobruna ka theksuar se Canën ka zgjedhur rastësisht, derisa ka bërë tatuazh aktin në stadium.
Në lidhje me jetën si “pensionist”, Cana tregoi: “Po merrem me disa shokë në SHBA për të pasur një biznes që do të ndihmojë edhe Kosovën, ndërkohë që po ndihmoj edhe babanë tim që sapo është bërë presidenti i Vllaznimit të Gjakovës”.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












