Futboll
Cana thotë se flet 8 gjuhë
“Nga ato që flas mirë, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanisht jam shumë mirë, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam një bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj shumë mirë”, deklaroi Cana
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, është rrëfyer gjerë e gjatë në një intervistë për “My Living”, duke treguar se flet tetë gjuhë të huaja dhe duke zbuluar shumë gjërat nga jeta e tij personale.
“Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhëtimet apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lexoj sidomos për historinë e popullit tonë. Pasioni tjetër është pjesa e makinave. Është vërtetë stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura mua më ka pëlqyer shumë sporti automobilistik. Kam marrë disa here leksione dhe kam hipur dhe me pilot të Formula 1, si Jean Alesi. Nuk i kam dhënë vetë, por kam arritur deri në 350 km/h”, është shprehur Cana, përcjell albinfo.ch.
Keni qenë Don Zhuan, pasi futbollistët njihen për të tillë?
“Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe”
Lorik sot në shtëpi si zhvillohet dita jote ? Një ditë tipike ? Si është mëngjesi?
“Në mëngjes ne zakonisht çohemi bashkë, djali është në dhomën e tij. Çohet në mëngjes nuk na lejon që të flemë, kur është shumë herët para orës shtatë merret gjysmë ore dado me të, dhe kur vjen ora tetë vjen e hap derën, bërtet, futet në krevat dhe na zgjon. Zgjimi më fantastik për çdo prind. Pastaj vjen pjesa e mëngjesit.”
Kush e gatuan mëngjesin?
“Zakonisht me pjesën e mëngjesit merret nusja.”
I lan enët?
Jo nuk i laj se jam i llastuar. Kam gruan dhe dadon që merren me këto punë.”
Kohë e fundit je vendosur ne Shqipëri?
“Dy vitet e para mbasi u shkëputa nga futbolli, me vajtje e ardhje. Që nga gushti jemi me stabil në Shqipëri. Në Kosovë shkoj shpesh. Kam dëshirë të kthej këtë kohën e Kosovës që më ka munguar për gjithë këto vite, kështu tani çdo dy javë jam atje.”
Sa gjuhë flet Lorik Cana?
“Nga ato që flas mirë, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanisht jam shumë mirë, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam një bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj shumë mirë, por nuk e kam praktikuar në të folur. Frëngjishtja dhe italishtja më ndihmojnë shumë me spanjishten”.
Ke qenë nja nga futbollistët që vishej më bukur, sot çfarë marrëdhënie ke më stilin?
“Duhet të jem i sinqertë më ty, unë 90 të kohës vishem me tuta. Por, nusja ka ndikuar në mënyrë jashtëzakonisht shumë pozitive dhe cilësore në mënyrën si vishem, sidomos prej që jemi bashke. Dihet që nuk i krahasojmë dot italianët me shijet e një vendi tjetër”.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













