Futboll
Abrashi rikthehet në Grasshopper
Grasshopper Club Zurich e mirëpret Amir Abrashin përsëri dhe pret që të punojë me të
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Grasshopper.
Për Abrashin, ky është një rikthim në Cyrih. Midis 2010 dhe 2015 mesfushori kishte veshur fanellën e kaltër dhe të bardhë dhe kishte 155 paraqitje në GC.
Ndër të tjera, 31-vjeçari ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi Kupën e Zvicrës më 2013, shkruan albinfo.ch.
Pas GC, Abrashi kaloi gjashtë vjet në SC Freiburg, ku ai luajti në 60 ndeshje në Bundesliga dhe 33 ndeshje në Bundesliga 2. Në gjysmën e dytë të sezonit, kapiteni i ekipit kombëtar shqiptar u huazua te FC Basel 1893. Tani vijon kalimi përsëri në GC.
“Gjithmonë kam dashur të kthehem në GC dhe tani ishte koha e përkryer për të bërë ndërrimin. Jam jashtëzakonisht i lumtur që kthehem në shtëpi!”, tha Amir Abrashi në kthimin e tij në Cyrih.
Grasshopper Club Zurich e mirëpret Amir Abrashi përsëri në Cyrih dhe pret që të punojë përsëri me të.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?