Lajme
CDC: Virusi mund të përhapet nga ajri
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) postoi një rishikim të udhëzimeve të saj lidhur me koronavirusin të hënën, duke thënë se virusi mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.
Sipas CDC-së, disa individë mund të infektohet nga ekspozimi ndaj virusit në masa të vogla spërklash, të njohura si aerosole, të cilat mund të qëndrojnë pezull në ajër për disa minuta, madje edhe disa orë, shkruan VoA, përcjell Albinfo.ch.
Ndryshimi i udhëzimeve të hënën bazohet në studime që tregojnë se në disa rrethana të kufizuara, por jo të pazakonta, një person i infektuar mund të përhapë virusin te të tjerët që qëndrojnë më shumë se dy metra larg, ose rrezikun për infektim nëse individi ndodhet në mjedisin ku ishte personi i infektuar, megjithëse ai mund të jetë larguar pak më parë.
Në këto raste, thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), përhapja e virusit ndodh në mjedise të mbyllura me qarkullim jo të mirë ajri, sidomos gjatë aktiviteteve që kërkojnë frymëmarrje të thellë, për shembull, fizkulturë, apo kur personi këndon.
Muajin e kaluar CDC bëri një koment të ngjashëm për rrezikun e përhapjes nga ajri të koronavirusit, por e tërhoqi më pas.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














