Shkurt.ch
Çdo e treta firmë krijohet nga të huajt
Mbi 36.000 firma janë krijuar vetëm vitin e fundit në Zvicër. Rreth një e treta prej tyre janë krijuar nga të huajt. Sidomos gjermanët, italianët dhe francezët konsiderojnë se Zvicra është një vend i përshtathsëm për biznesin e tyre.
Në regjistrin e firmave (Handelsregister) gjatë vitit 2013 ishin regjistruar 36’187 frima (Einzelfirmen, GmbHs, AGs). Pas tyre qëdrojnë 55’478 themelues. Prej tyre 37’229 janë zviceranë ndërsa pjesa tjetër janë të huaj.
Do të thotë bëhet fjalë për 33 për qind të huaj që është më shumë sesa përqindja e të huajve në Zvicër. Në vitin 2012 ishte pak më shumë se 23 për qind.
Gjenevë: Çdo kompani e dytë e krijuar nga të huajt
Sidomos në kantonet kufitare janë krijuar më shumë Firma nga të huajt. Në këtë rast, ndoshta afërsia gjeografike dhe gjuha ka luajtur një rol në krijimin e tyre. Grupet më të mëdha janë gjermanë dhe italianë.
Në Gjenevë përqindja e sipërmarrsëve të huaj arrin më shumë se 50 për qind. Më pas, me me më së shumti sipërmarrës me një pasaportë të huaj vjen Vaudi, Ticino dhe Baseli, Zug. Për të huajt më tërheqës janë kantonet e Bernës, Urit dhe Glarusit për të filluar një biznes.
Përveç përparësisë gjuhësore një faktor tjetër duket të ketë tërhequr biznismenët e huaj. Bëhet fjalë për taksat. Normat e ulëta tatimore.në Nidwalden, Obwalden dhe Zug kanë tërhequr më shumë firma me të huaj. Kështu thuhet në studimin e “Bisnode D & B”, ndërsa do të publikohet më 24 qershor magazinën e biznesit “ECO”.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













