Tematike

Çdo i katërti i huaj me pasaportë zvicerane, jeton në Kantonin e Cyrihut

Në peridhën 2011-2017 me 45.618 natyralizime të rregullta, vetëm në Kantonin e Cyrihut janë lëshuar pothuajse një e katërta e të gjitha, 202,260 pasaportave zvicerane

Qeveria federale e Zvicrës publikon për herë të parë statistika të detajuara mbi natyralizimin. Nga to rezulton se pothuajse një e katërta e të gjithë të huajve të natyralizuar, kanë marrë pasaportat zvicerane në Kantonin e Cyrihut.

Statistikat në fjalë tregojnë se pasaporta zvicerane nuk është lehtësisht e disponueshme kudo, shkrun nau.ch.

Çështja se kush është natyralizuar në Zvicër, ku saktësisht dhe në ç` mënyrë, është një çështje e ndërlikuar.

Edhe vetë procedura e zakonshme e natyralizimit është veçanërisht e ndërlikuar. Komunat, kantonet dhe federata janë të përfshira në procesin e vlerësimit nëse aplikuesit janë të përshtatshëm për të marrë pasaportën zvicerane, transmeton albinfo.ch. Përveç rrëfimeve, deri më tani nuk ka pasur shifra mbi natyralizimin e rregullt, të cilat do të krahasoheshin në varësi nga vendet ku ai është bërë.

Por kjo ka ndryshuar tani: Këtë të premte, Komisioni Federal i Migracionit (EKM) dhe Universiteti i Gjenevës kanë publikuar një hartë interaktive e cila siguron informacione mbi praktikën dhe statistikat e secilës komunë zvicerane, sa i përket natyralizimit.

Harta dhe statistika analizojnë periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2017. Në total, Zvicra ka natyralizuar siç dihet, gjatë kësaj periudhe mbi 600,000 të huaj, përcjell albinfo.ch. Ritmi i natyralizimeve të rregullta ka rënë që nga viti 2011: Rreth 30,000 më pak pasaporta më pak në krahasim me gjashtë vitet e mëparshme ishin lëshuar në atë vit.

Më së shumti të huaj ndërmjet vitit 2011 dhe 2017 janë natyralizuar në Kantonin e Cyrihut. Me një total prej 45.618 natyralizimesh të rregullta, vetëm në Kantonin e Cyrihut janë lëshuar pothuajse një e katërta e të gjitha 202,260 pasaportave zvicerane.

Ndërsa edhe vetë qyteti i Cyrihut kryeson gjithashtu renditjen e komunave për numrin e natyralizimeve (16.866) me një diferencë të madhe përpara Gjenevës, e cila mban vendin e dytë me 9780. Qyteti Winterthur (me 3.368) është komuna e dytë e Kantonit të Cyrihut e cila bën pjesë në komunat e para në këtë listë, përcjell albinfo.ch. Përpara saj janë Lozana (me 6019) dhe Bazeli (me 4,975).

Pothuajse të gjitha statistikat, direkt pas Cyrihut, sa i përket shkallës së lëshimit të pasaportave zvicerane vijnë kantonet frankofone. Komuna e Gjenevës dhe ajo e Lozanës zënë vendet 2 dhe 3, ashtu sikurse dhe kantonet e Gjenevës dhe Vaudit, në konkurrencën e kantoneve. Vaudi është gjithashtu i vetmi kanton në të cilin numri i natyralizimeve vazhdon të rritet.

Përveç kësaj, është një komunë e Kantonit Vaud, e cila ka shkallën më të lartë të natyralizimit në Zvicër: është fjala për komunën e vogël, me gjithsej 132 banorë, Villars-le-Comte ku mbi 11 për qind e të huajve janë natyralizuar.

Nga ana tjetër, fitimi i shtetësisë zvicerane ka qenë më së vështiri për t’u marrë në Kantonin e Glarusit. Në gjashtë vitet e analizuara, (2011-2017) atje janë pranuar vetëm 355 aplikime, që korrespondon me një normë të standardizuar të natyralizimit prej vetëm 0.59 për qind. Praktikat e natyralizimit në kantonet Thurgau dhe Baselland kanë qenë gjithashtu shumë kufizuese.

Me mbi 4,200 aplikime të pranuara, italianët përfaqësojnë grupin më të madh të popullsisë së “zviceranizuar” midis vitit 2011 dhe 2017, transmeton albinfo.ch. Pas tyre, ndër të huajt me më së shumti natyralizime vijnë në radhë gjermanët, portugezët dhe shqiptarët kosovarë.