Maqedonia
Çdo i treti student në Maqedoninë e Veriut mendon të migrojë jashtë vendit
Edhe pse Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Paris raportoi së fundmi një ulje prej 20% të migracionit drejt vendeve të pasura, të rinjtë nga Maqedonia e Veriut vazhdojnë të shohin migrimin si një mundësi serioze. Sipas të dhënave të një studimi të fundit të Universitetit të Tetovës (UNT) në bashkëpunim me universitete rajonale dhe ndërkombëtare, çdo i treti student ka migruar ose po planifikon të migrojë jashtë vendit.
Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Arta Xhelili, thekson se migrimi është një sfidë e përbashkët për rajonin: “Nuk do të thotë se Ballkani ka probleme më të mëdha se vendet e tjera. Çdo shtet përballet me sfidat e veta, megjithatë trendi i të rinjve që dëshirojnë të largohen është i lartë. Në Maqedoninë e Veriut, rreth 57% e të anketuarve shprehën interes për të migruar.”
Hulumtimet tregojnë se arsyeja kryesore mbetet ekonomike, por vitet e fundit po vihen re edhe faktorë kulturorë si një shtysë për largim. Profesoresha Elisabeta Bajrami Olloku sqaron: “Faktori ekonomik mbetet vendimtar, pasi të rinjtë shpesh ndjejnë se tregu i punës nuk ofron mjaft mundësi. Megjithatë, po shfaqen gjithashtu faktorë kulturorë që dikur nuk ishin aq të dukshëm.”
Edhe një studim i Institutit për Hulumtime Politike në Shkup, i publikuar në maj, tregon se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut po konsiderojnë të largohen nga vendi. Interesi më i madh për emigrim vërehet tek grupmoshat 30–50 vjeç.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër Aksident fatal në Zvicër, humb jetën një mërgimtar nga Gjilani... -
Dy të tretat e perimeve përmbajnë mbetje kimikatesh të rrezikshme -
Mbyllet restoranti tradicional “Rössli” në Erlenbach pas 14 vitesh -
Zjarr i madh në një fermë kuajsh në Zvicër, 10 të lënduar, dy në gjendje të rëndë -
Presidenti Parmelin viziton Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut













