Lajme
Çdo mërgimtar që vjen në Kosovë, pa vaksinë dhe pa test, do të duhet të karantinohet
Mërgimtarët mund të detyrohen të izolohen në Kosovë
Të gjithë mërgimtarët që vijnë në Kosovë do të duhet t’u përmbahen masave të ndërmarra së fundmi nga Qeveria, përcjell albinfo.ch.
Në një njoftim, Qendra për Menaxhim Kufitar bën të ditur se të gjithë shtetasve të Kosovës që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare do t’u kërkohet certifikata e vaksinimit apo testi PCR negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Nëse nuk kanë asnjërin prej këtyre dokumenteve, policia do të kërkojë karantimin e tyre 7-ditor.
Postimi i plotë:
Informatë shtesë lidhur me masat kundër COVID 19:
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës, përmes Pikave Kufitare, në rast të mungesës së certifikatës së vaksinimit, për t’ua mundësuar hyrjen, Policia do të kërkojë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo të kërkojë karantinim për periudhë 7 ditore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












