Lajme
CEFTA nuk mund të kryesohet nga institucionet e Kosovës
CEFTA nuk mund të kryesohet nga institucionet e Kosovës pa prezencën e UNMIK-ut. Kështu kanë kërkuar shtetet nënshkruese të marrëveshjes së CEFTA-s, ka thënë për radio Blue Sky zëdhënësi i UNMIK-ut Andrea Anjeli.
Deri tash, ish drejtues të Ministrisë së Tregtisë e Industrisë, si dhe të asaj të Ekonomisë e Financave të Kosovës kanë thënë se kryesimin do ta bëjnë vetëm institucionet e Kosovës. Ish ministri i Ekonomisë e Financave, Ahmet Shala pati deklaruar se institucionet e Kosovës pa UNMIK-un do ta kryesojnë CEFTA-n.
“Do ta kryesojnë institucionet e Kosovës”, kishte deklaruar ai.Njëjtë ka deklaruar edhe ish-ministri i Tregtisë e Industrisë, Lutfi Zharku, ashtu si edhe drejtori i Departamentit të Tregtisë, Flamur Keqa. Mirëpo, zëdhënësi i UNMIK-ut, Andrea Anjeli thotë se kryesimi nuk mund të bëhet pa prezencën e tyre. “Përfshirjen e UNMIK-ut si nënshkruese e marrëveshjes së CEFTA-s e kanë kërkuar anëtarët e tjerë të CEFTA-s.
UNMIK-u është duke punuar nga afër me autoritetet e Kosovës për të siguruar se kryesimi i vitit 2011, që do të nisë në Bruksel më 11 mars, të jetë i suksesshëm. Ai do të jetë një ushtrim i përbashkët”.Mirëpo, Flamur Keqa vazhdon të deklarojë se kryesimi bëhet pa UNMIK-un.
“Konsideroj se CEFTA do të kryesohet nga përfaqësuesit kosovarë dhe kjo është e tëra”. Mirëpo, ministrja e re e Tregtisë e Industrisë, Mimoza Kusari Lila pranon se për momentin nuk mund të përjashtohet faktori i UNMIK-ut në kryesimin e CEFTA-s.
“Duhet të diskutohet edhe me UNMIK-un që të fillohet gradualisht negocimi për ndryshimin e statusit, në fakt ndryshimit të formës së nënshkrimit, ku ne kemi qenë të përfaqësuar me UNMIK”.
Ministrja Lila thotë se bojkotet në të kaluarën kanë qenë humbje kohe, sepse e kanë dëmtuar pozicionin e Kosovës si në kryesim ashtu edhe në zgjidhjen e problemeve të shumta. Ajo beson se me argumente do t’i bindin shtetet e tjera anëtare të CEFTA-s ta pranojnë realitetin e ri të krijuar pas pavarësisë së Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse Shoqata Parandalo: "Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në proceset vendimmarrëse është thelbësore për një...
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit Një projekt pilot është nisur në Neuchâtel për të ndihmuar viktimat e moshuara të mashtrimit. Mijëra...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave
-
Zvicër: Inflacioni rritet pak
-
Gjykata Federale, kundër dëbimit të kosovarit, baba i djalit të hendikepuar rëndë