Kuriozitete
Çfarë dihet deri tani për iPhone 13?
Mësohet se iPhone i ardhshëm i Apple ka të ngjarë të quhet “iPhone 13 Line” dhe do të vijë me ca veçori dalluese nga iPhone-t e mëparshëm.
Fillimisht thuhet se iPhone 13 do jenë në gjendje të bëjnë “blur” (turbullt) automatikisht jo vetëm fotot, por edhe videot, duke ofruar opsionin “portrait”, tashmë edhe për video (video-portrait). Kjo mendohet të jetë një nga tre tiparet kryesore të reja të kamerës që do të ketë iPhone. Dy të tjerat do të fokusohen në përmirësimin e regjistrimit të videove dhe mundësive më të mira edituese për foto dhe video.
Sigurisht, edhe kualiteti i kamerës në përgjithësi do të përmirësohet, duke bërë që “edhe fotot në pak dritë” të duken mirë. Bloomberg raporton se iPhone-t e rinj do të kenë një menu filtrash, që do t’u lejojë përdoruesve të aplikojnë një stil unik në fotot e tyre, duke i bërë ato të duken “uniformë” dhe rrjedhimisht, të përshtatshme për një feed të kuruar Instagrami.
Raporti nuk tregon datën e saktë të publikimi, por dihet tashmë se Apple ka tendencë t’i nxjerrë në treg produktet e reja në shtator të çdo viti, me përjashtim të vitit të kaluar, për shkak të pandemisë. Produkte të tjera të reja të Apple që mendohet se janë në punim e sipër për t’u nxjerrë në treg përfshijnë: MacBook Pros të reja të pajisura me Apple Silicon, Apple Watches, AirPods dhe iPads.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve











