Opinione
Çfarë do të ndodhë nëse LSDM do të fitojë 7 mandate në njësinë nr. 6
Nëse marrim parasysh këtë model të ri të LSDM-së, duke ia shtuar kësaj edhe numrin e madh të partive të vogla opozitare shqiptare dhe pakënaqësinë gjithnjë e në rritje ndaj dy partive më të mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH, atëherë mund të supozojmë se në këto zgjedhje shqiptarët do të jenë humbësit më të mëdhenj
Të supozojmë se LSDM, më 11 dhjetor, i fiton zgjedhjet. Bartës të listës zgjedhore në njësinë nr. 6 vendos Mukin, Muhamet Zeqirin dhe pas tij nja 10 personalitete shqiptare, të cilët kanë influencë në popull dhe si rezultat fiton 7 ose 8 mandate në njësinë me numër më të madh votuesish shqiptarë, dhe nja dy a tre mandate në njësinë numër dy, ku jozyrtarisht mediat vendëse kanë theksuar se LSDM gëzon autoritet edhe te shqiptarët.
Teorikisht me aq deputetë LSDM do të arsyetohet se ajo përfaqëson edhe shqiptarët në parlament. Nëse kjo ndodh, atëherë shtohet një pyetje logjike: A do t‘i nevojitet LSDM-së argatllëku i BDI-së dhe i PDSH-së?
Nuk është sekret nëse themi se me ndihmën e votës shqiptare, përmes koalicioneve brenda natës, kanë marrë mandate edhe deputetë të VMRO-s, ose ato të LSDM-së dhe atë me ndihmën e dy partive shqiptare, BDI e PDSH.
Tanimë kjo qasje e LSDM-së është një model më ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim ndonjëherë në skenën politike në Maqedoni. Se LSDM do të fitojë mandate me votat e shqiptarëve është e qartë, por sa të tillë do të jenë, pritet të shohim pas 11 dhjetorit.
Nëse marrim parasysh këtë model të ri të LSDM-së, duke ia shtuar kësaj edhe numrin e madh të partive të vogla opozitare shqiptare dhe pakënaqësinë gjithnjë e në rritje ndaj dy partive më të mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH, atëherë lirisht mund të supozojmë se në këto zgjedhje shqiptarët do të jenë humbësit më të mëdhenj, pasi mundësitë janë shumë të mëdha që vota shqiptare të ndahet në më shumë subjekte politike.
Një gjë është e qartë, nëse kësaj radhe LSDM do të arrijë të vjelë votën shqiptare, me modelin e ri të saj, atëherë me shumë të drejtë do të arsyetohet para elektoratit se kjo parti politike përfaqëson edhe shqiptarët. Koalicionet e mundshme me parti të tjera shqiptare mund të realizohen, por thjesht për të plotësuar mungesën e numrave në parlament.
- Ky është një opinion i autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26














