Lajme
Çfarë do të thotë për Zvicrën të ketë një popullsi prej 9 milionë banorësh?
Nga një vend me vetëm 8 milionë banorë një dekadë më parë, popullsia e Zvicrës u rrit në mbi 9 milionë banorë në vitin 2023 – 9.006, 664, për të qenë të saktë.
Sipas statistikave të publikuara të mërkurën nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), 8,902,308 persona janë tani rezidentë të përhershëm, ndërsa 104,356 janë refugjatë/azilkërkues.
Kjo do të thotë se popullsia e vendit u rrit me rreth 1 milion njerëz që nga viti 2013 – një kërcim thelbësor për një komb pa dalje në det që ka vetëm 220 km nga veriu në jug dhe 348 km nga perëndimi në lindje, shkruan The Local.
Cila është përbërja demografike aktuale e vendit?
Burrat përfaqësojnë 49,64 përqind të popullsisë dhe gratë përbëjnë 50,36 përqind, sipas FSO.
Në mesin e popullsisë së përhershme, 73,38 për qind kanë shtetësi zvicerane (përfshirë ata që kanë shtetësi të dyfishtë), dhe 26,62 për qind janë të huaj. Për krahasim, 10 vjet më parë, shtetasit e huaj përfaqësonin 23.8 për qind të popullsisë totale me banim të përhershëm të Zvicrës.
Këto shifra nuk përfshijnë rreth 360,000 punëtorë ndërkufitarë që vijnë për të punuar në Zvicër nga vendet fqinje çdo ditë, përcjell albinfo.ch.
Pse ka më shumë të huaj në Zvicër tani?
Arsyeja e rritjes është e thjeshtë: kërkesa në rritje në tregun e punës, së bashku me pagat që janë më të larta se kudo në Evropë.
Për shkak të aksesit të lehtë në punësim, shumica e të huajve vijnë nga shtetet e BE-së dhe EFTA – kryesisht Gjermania, Franca, Italia dhe Portugalia.
Ato nga të ashtuquajturat ‘vendet e treta’ që nuk janë pjesë e BE / EFTA kanë akses më të kufizuar në tregun e punës, megjithëse ndryshimet janë (ngadalë) duke u zhvilluar, pasi ka një mungesë të madhe punonjësish të kualifikuar që nuk mund të plotësuar nga fuqia punëtore zvicerane ose e BE / EFTA, shkruan The Local.
A janë të huajt të vetmit ‘përgjegjës’ për rritjen e popullsisë?
Ata janë një faktor kryesor, por jo i vetmi.
Arsyeja tjetër është një jetëgjatësi më e lartë, që do të thotë se njerëzit jetojnë më gjatë se më parë.
Në fakt, Zvicra ka një nga jetëgjatësia më e lartë në botë – 84.3 vjet mesatarisht, nga 82.8 një dekadë më parë.
Ku ka qenë rritja e popullsisë më e fortë?
Shumica e të ardhurve të rinj dynden në qendrat kryesore urbane, ku janë shumica e mundësive për punë (dhe pagat më të larta).
Zyrihu kryeson listën, i ndjekur nga Vaud, Gjeneva dhe Basel-City, përcjell albinfo.ch.
Çfarë i pret Zvicrës nga pikëpamja demografike?
Pika tjetër, sipas ekspertëve, është të arrijë shifrën e 10 milionëve pas disa vitesh.
Nëse kjo ndodh, sfidat aktuale, si mungesa e banesave të përballueshme, do të përkeqësohen, parashikojnë ekspertët.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës Berna kërkon pezullimin e përkohshëm të sistemit të ri të kontrolleve digjitale, për të shmangur pritjet... -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës












