Integrimi
Çfarë e shtyn njeriun drejt “rendeve hyjnore”
Kur do të vijë ajo ditë që njerëzit të shikohen si njerëz dhe jo si burra e gra, si vendës e si të huaj
Aktualisht në kinematë zvicerane po luan filmi “die göttliche Ordnung” (Rendi hyjnor), i cili e paraqet jetën e zviceraneve dhe zviceranëve në vitin 1971. Unë personalisht gjatë filmit kam ndjerë nevojën ta rikujtoj vazhdimisht “se kjo nuk është vetëm rrëfim i sajuar, kjo ka ndodhur vërtet në Zvicër dhe jo para qindra viteve”.
Kishin ndodhur pothuajse shkurorëzime të shkaktuara nga fakti se gratë angazhoheshin për të drejtën e votës. Gratë duhej të merrnin lejen e bashkëshortit, nëse donin të punësoheshin. Më interesanti është vendi ku, me rastin e një manifestimi, folësja argumenton se gratë paguajnë taksa të njëjta ndërsa shefja e një firme (kundërshtare e përbetuar e barazisë) ia kthen: Edhe të huajt paguajnë taksa plotësisht të njëjta, a duhet pra tash që edhe atyre t`u jepet e drejta e votës?”
Pikërisht kjo pyetje i preokupon në vazhdimësi komunitetet. Por në shumë mese do të shikohesh automatikisht si i çmendur, sapo të mendosh për këtë ide. Sepse aty të pret mendimi i zakonshëm: kujt nuk i pëlqen, mund të shkojë nga ka ardhur. Ndërsa sot nuk ëndërron (mbase) askush më që të rivendosë rendin e vjetër hyjnor pa të drejtën e grave për të votuar. Dhe kur do të vijë ajo ditë që njerëzit të shikohen si njerëz dhe jo si burra e gra, si vendës e si të huaj.
Mund edhe të kuptohen ata që të huajve u mohojnë të drejta për t`u zgjedhur, pasi që marrë teorikisht, është e mundur që të huajit që do të zgjidhej në një post për katër vite gjatë kësaj kohe të mos i vazhdohej e drejta e qëndrimit (viza B ose C). Por ndërkohë mungojnë në shumicën e rasteve argumentet e prekshme kundër të drejtës së atyre njerëzve që e financojnë në mënyrë të njëjtë shtetin, që edhe ata të japin votën e tyre në kutitë e votimit. Pas kësaj duhet vetëm t`i dëgjosh tiradat ofenduese të sharjeve të cilat të vendosin në listat e ideologëve të rrënimit të këtij rendi tjetër “hyjnor”.
Tash vonë pata rastin ta provoja në lëkurën time se si, pasi që e hodha idenë (e cila, dorën në zemër tashmë ishte hedhur nga njerëz të profesionit) sipas të cilës do të ishte mirë që gjuhët amtare të nxënësve me prejardhje të huaj të inkuadrohen në mësimin e rregullt, në mënyrë që fëmijët më vonë ta kenë më lehtë të mësojnë gjermanishten. Madje edhe ata pak persona që sillnin argumente bindëse, kaploheshin nga emocionet.
Por, prej nga vjen kjo shtytje te njeriu që e bën të synojë të dalë më superior ndaj tjetrit? Ky ndoshta është një problem i njerëzimit dhe sigurisht jo vetëm i shoqërisë sonë.
Një propozim i bërë në parlament nga deputetja e BDP-së Rosmarie Quadranti për lejimin e pushimit prindëror edhe për baballarët, që synonte një përmirësim të pozitës së tyre, nuk ka siguruar dot shumicën në parlament, nganjëherë për shkaqe të rrejshme financiare dhe shpesh për shkak të rendit hyjnor, i cili ende mbretëron edhe në këtë fushë. Sepse në shumë koka qëndron mendimi se është vetëm punë e gruas që pas lindjes të rrijë në shtëpi ndërsa burri s`ka çfarë të kërkojë aty. Përse duhet të shkojë kohë kaq e gjatë për çdo gjë deri sa ajo të bëhet shoqërisht e pranueshme është vërtet e vështirë të sqarohet gjegjësisht fare të kuptohet. Edhe ideja për heqjen e pjesshme të sekretit bankar para një kohe jo shumë të gjatë pati shkaktuar indinjatë ndërsa sot pothuajse askush nuk flet më për këtë çështje. Njeriu është i mallkuar që në shumë fusha të jetës së tij të detyrohet për të pasur durim. Sepse, me siguri, herët a vonë, secili rend që tash duket sikur të jetë i dhënë nga zoti, një ditë do të shfuqizohet.
- Autori është deputet kantonal i BDP-së, Thurgau
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAlban Imeri
- Prejardhja:Arbon
- Vendi ku vepron:Arbon, St. Gallen
- Profesioni:Politikan
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26













