Kuriozitete
Çfarë i tremb njerëzit më së shumti?
Disa errësira, të tjerë frikësohen nga lartësitë apo merimangat…

Agorafobia/ Vuajnë persona që kanë frikë nga mjediset e hapura, i zë ankthi sepse druhen se nuk mund të kontrollojnë dot situatën. Personat që vuajnë nga kjo fobi nuk kanë frikë vetëm nga mjediset e hapura, por shpesh edhe nga hapësirat publike, stacionet e autobusëve, trenave apo metrove.
Tripofobinë/ Është frika ndaj objekteve me vrima të vogla, të ngjashme me ato të kosheres së bletës.
Ksenofobia/ Të paktë mund të jenë ata që nuk e kanë dëgjuar të paktën një herë në jetë. Bëhet fjalë për frikën ndaj personave të ndryshëm nga ne, persona me fe, kombësi, ngjyrë tjetër. Shpesh shkakton diskriminim. Është një prej fobive më të përhapura dhe ku lëvizjet politike ekstremiste shpesh kërkojnë të fitojnë elektorat.
Araknofobia/ Jo të gjithë i kanë qejf merimangat, por ka disa që i kanë tmerr dhe i zë paniku. Kush vuan nga kjo fobi nuk trembet vetëm kur vihet në kontakt pamor apo fizik me to, por edhe kur i sheh në foto apo vizatime, transmeton TCH.
Kulrofobia/ Është e rrallë dhe përgjithësisht prek më shumë fëmijët. Është frika ndaj kllounëve. Edhe pse nga kjo fobi mund të vuajnë shumë fëmijë, sërish kllounët mbeten një mënyrë mjaft e përhapur argëtimi dhe marketing, përcjell albinfo.ch.
Akrofobia/ Është frika nga lartësitë, një ndër fobitë më të përhapura, por që nuk ka ndaluar trendin e fotove të shkrepura nga majat më të larta të botës, që si duket po zëvendëson “selfi”-et.
Emetofobia/ Është një ndër fobitë më të çuditshme, por ja që ekziston. Personat e prekur nga kjo në shumicën e kohës tremben se mund të vjellin.
Klaustrofobia/ Frika nga ambientet e vogla dhe të mbyllura. E keni parë filmin “Buried”, kur kamionisti Paul varroset i gjallë vetëm me një çakmak dhe celularin e tij? Nëse e keni parë atëherë nuk rrezikoheni nga kjo frikë.
Hidrofobia/ Është frika nga uji. Vetë kjo fobi ndahet në dy nëndegë të mëdha; akuafobia, që është frika për të hyrë në ujë dhe talasofobia, frika nga deti.
Niktofobia/ Është frika ndaj errësirës. Radhitet si një ndër fobitë më të përhapura dhe e shfrytëzuar gjërësisht në skenat e filmave horror.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane pyet: A po diskriminohen shqiptarët në Zvicër? Media në fjalë ka marrë si shkas për këtë artikull edhe rastin e kontrollimit të hollësishëm...
-
Garë diturie mes nxënësve të Shkollës Shqipe në Zvicër
-
Ambasadorët e tri shteteve konfirmojnë mbështetjen për Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër
-
Tre ambasadorët i japin mbështetje kryetarit të ri të LAPSH-it, Liburn Mehmetaj
-
Këtë fundjavë mbahet Albafestival 2022, organizatorët presin 20 mijë vizitorë
Jeta në Zvicër
-
Novartis do të largojë nga mbi 1 mijë punëtorë në Zvicër Gjiganti farmaceutik zviceran Novartis po konfirmon se do të ketë humbje të mëdha të vendeve të...
-
Testet e koronës i kushtuan qeverisë federale mbi katër miliardë franga
-
Vala e gjashtë e Covid-it po përhapet në Zvicër
-
Gazeta zvicerane pyet: A po diskriminohen shqiptarët në Zvicër?
-
Zvicër: Rreth 700 fluturime të anuluara: Cilat linja janë ndërprerë