Kriza në Ukrainë
Çfarë parasheh plani i paqes i negociatorit të SHBA-së për Ukrainën?
Plani i paqes për Ukrainën i propozuar nga Keith Kellogg, një gjeneral në pension i ushtrisë amerikane dhe kandidatura e përzgjedhur nga Donald Trump për të shërbyer si i dërguari i posaçëm për luftën Ukrainë-Rusi, ka tërhequr shumë vëmendje.
Kellogg, i cili më parë ka shërbyer si shef i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit, është një figurë kyçe në vizionin e presidentit të ri amerikan për t’i dhënë fund luftës.
Trump ka premtuar se do të ndalë luftën në ditën e parë të kthimit në zyrë, megjithëse pa dhënë detaje konkrete mbi mënyrën se si do ta realizojë këtë. Megjithatë, plani i Kelloggit, i publikuar në një dokument politik i “Think tank” pro-Trump “America First”, pritet të shërbejë si themeli i strategjisë së administratës së re për Ukrainën, shkruan skynews.
Kellogg ka deklaruar se bota ndodhet në një pikë të rrezikshme, “në prag të Luftës së Tretë Botërore”, duke e theksuar rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Ky zhvillim tregon për fokusin që administrata e mundshme e Trumpit do të ketë në diplomaci dhe negociata për të zgjidhur krizën, transmeton albinfo.ch.
Detajet e planit të paqes nuk janë bërë plotësisht publike, ai përbën një temë që do të diskutohet gjerësisht në arenën ndërkombëtare.
Dokumenti, i bashkëshkruar nga Fred Fleitz, argumenton se lufta ishte një krizë e shmangshme që, për shkak të “politikave të paafta” të administratës së Joe Bidenit, e ka “ngatërruar Amerikën në një luftë pa fund”. Ai pohon se për t’i dhënë fund luftës nevojitet “udhëheqje e fortë që vendos Amerikën e Para” dhe kundërshton dërgimin e armëve në Ukrainë, duke e quajtur këtë “një sinjalizim të kushtueshëm të virtytit” dhe jo një “politikë konstruktive për të promovuar paqen”.
- Ndihma e ardhshme ushtarake nga SHBA do të kushtëzohej me pjesëmarrjen e Ukrainës në bisedime paqeje me Rusinë;
- Për të sjellë Putinin në tryezën e bisedimeve, liderët e NATO-s duhet të ofrojnë shtyrjen për një periudhë të gjatë të anëtarësimit të Ukrainës në NATO;
- Ukraina nuk do të kërkohej të heqë dorë nga qëllimi për të rimarrë territoret e saja, por do të kuptonte që një zgjidhje diplomatike “ndoshta nuk do të ndodhë para largimit nga pushteti të Putinit”;
- Derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare paqeje e pranueshme për Ukrainën, SHBA-në dhe aleatët e saj, do të angazhohen të mos heqin sanksionet apo të normalizojnë marrëdhëniet me Rusinë;
- Moskës mund t’i ofrohet një lehtësim i pjesshëm i sanksioneve në këmbim të respektimit të një armëpushimi, krijimit të një zone të çmilitarizuar dhe pjesëmarrjes në bisedime paqeje;
- Duhet të vendosen taksa mbi shitjet e energjisë ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës.
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
SHKA “Dardania”: Për tri dekada, ambasadore e kulturës sonë në mërgatë 30 vjet duke krijuar këngëtarë e valltarë profilesh të ndryshme. Ky është letërnjoftimi i SHKA “Dardania”...
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Lucernit e Cyrihut organizuan ngjarje për Ditën e Flamurit
-
Kurti: Vota e diasporës ka ndikim
-
Çfarë do të ndryshojë në votimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Kundër përjashtimit, pro rritjes së votës së diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ndër 10 më të mirat në studimin PISA për të rriturit Për herë të parë, Zvicra mori pjesë në studimin PIAAC të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik...
-
Një në tre zviceranë ka vështirësi të mëdha me lexim
-
Çka kërkojnë më shumë njerëzit në Zvicër
-
Zvicër: Siguruesit shëndetësorë përdorin metoda të ndryshme për të gjetur klientë
-
Këshilli Kombëtar i ndihmon fabrikat e çelikut me subvencione