Lajme
Çfarë po ndodh me pasaktësinë e trenave në Zvicër
Vonesat e trenave në Zvicër, shqetësuese
Këtë vit thuhet se një në pesë trena zviceranë mund të vonohet, transmeton albinfo.ch.
Ndoshta kjo gjë nuk do t’ia vlente as të përmendej nëse vini nga një vend ku saktësia e kohës nuk është prioritet, por në Zvicër, e cila gjithmonë është krenuar me përpikmërinë e rrjetit të saj hekurudhor, ky lajm është shqetësues.
Në tetor, për shembull, përpikëria, e cila tregon numrin e trenave që udhëtonin me më pak se tre minuta vonesë, ishte 90.6 për qind në gjithë rrjetin.
Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) ia atribuojnë këtë gjendje të dhimbshme mungesës së mekanikës, ndërprerjeve të energjisë dhe dyerve me defekt.
“Nga pikëpamja strukturore, nuk ka shumë për të përmirësuar. Hekurudha është një mjedis teknik. Funksionimi pa të meta hekurudhore nuk është i mundur”, sipas David Fattebert, kreu të programit të përpikmërisë së SBB. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














