Lajme
Çfarë thoshte Shqiponja Isufi për gazetën zvicerane në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
"Shqiponja Isufi, e cila 10 vite më parë ishte në përfundim të studimeve të ekonomisë, sot është e doktoruar në ekonomi dhe punon si pedagoge në Universitetin e St. Gallenit"
Sot është ndarë nga jeta Shqiponja Isufi, një doktore e shkencave në ekonomi dhe pedagoge e ekonomisë në Universitetin e St. Gallenit, Zvicër. Vdekja e saj, në moshë të re, ka tronditur jo vetëm familjen e saj por dhe komunitetin shqiptar në Zvicër.
Vite më parë, saktësisht më 17 shkurt të vitit 2018 gazeta prestigjioze zvicerane “NZZ” kishte botuar një artikull të gjerë për tri gra të suksesshme kosovare në Zvicër, me titullin “Tri gra që po bëjnë karruerë në Zvicër. Njëra prej tyre ishte Shqiponja dhe krahas saj ishin edhe Ylfete Fanaj dhe Shqipe Bajrami.
albinfo.ch atëbotë pati botuar, të përkthyer këtë artikull, ndërsa tani, po ribotojmë pjesën që flet për Shqiponja Isufin, tashmë të ndjerë.
“Para 10 vitesh mediet zvicerane ishin ende përplot me shkrime mbi “raserët” shqiptarë, dilerët shqiptarë dhe kriminelët shqiptarë. Përse atëherë të mos shkruhet njëherë edhe për migrantët e suksesshëm nga Kosova? Pasi që të tillë kishte patjetër, edhe atëbotë”, kështu e shpjegon sot, në artikullin e publikuar në numrin special të NZZ mbi Kosovën, autori Martin Beglinger motivin për të realizuar artikullin e tij mbi “7 shqiptarët e suksesshëm” i cili në vitin 2008 pati bërë bujë në opinionin zvicerean, shkruan albinfo.ch.
“Shpejt i pata gjetur shtatë syresh dhe kjo rezultoi me shtatë biseda të gjata ku ata/ato tregonin se çfarë i kishte mundësuar sukseset e tyre. Që atëherë, nuk i kam humbur nga shikimi. Kështu që ishte e madhe kureshtja për takimin e sërishëm me tri prej tyre: Ylfete Fanaj, Shiponja Isufi dhe Shqipe Bajrami.
Shqiponja Isufi, e cila 10 vite më parë ishte në përfundim të studimeve të ekonomisë, sot është e doktoruar në ekonomi dhe punon si kontabiliste e licencuar federale e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit. Ajo kishte ardhur në Zvicër si vajzë 9 vjeçe nga Gjilani për t`iu bashkuar prindërve të cilët para kësaj kishin ikur nga Kosova si të përndjekur politikë.
Prej 6 vitesh Shqiponja punon në selinë kryesore të KPMG në Cyrih, ndërmarrje e madhe globale për kontabilitet dhe konsulencë. Vetëm në Zvicër KMMG ka mbi 1800 punonjës. Aty Shqiponja bën bilancet vjetore të koncerneve që kanë miliarda në pronësi ndërsa krahas kësaj udhëheq edhe kualifikimin për auditim.
Të tri gratë e suksesshme flasin për atë dilemën që i ndjek përjetësisht migrantët, për identitetin. Si ndihen: si shqiptare, kosovare apo zvicerane? Ato theksojnë se është një pyetje bezdisëse me të cilën u është dashur të ballafaqohen që nga fëmijëria, pasi që gjithmonë janë pyetur nga rrethi se prej nga vijnë ose u është kujtuar se nuk janë `tamam` zvicerane, transmeton albinfo.ch. Por, siç e thotë Shqiponja “këtu (në vendin e saj të punës) askujt nuk i intereson prejardhja e punonësve: sa më lart, aq më pak. Edhe ashtu gjysmën e kohës asaj i duhet të flasë anglisht në vendin e punës.
Sa i përket 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, tri protagonistet e artikullit e pranojnë se nuk ka shumë arsye për festim. Por megjithatë, ato thonë se tash së paku mund të udhëtojnë në atdheun e tyre pa pasur frikë për jetën e tyre. “Unë e kam përjetuar pastrimin etnik në shkollë”, thotë Shqiponja Isufi. “Këtë frikë bazike nuk e kam më”. Por megjithatë ajo nuk mund ta imagjinojë një kthim në Kosovë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














