Futboll
Challandes dëshiron të krijojë një ekip fitues
"Puna ime është që prej këtyre individëve të krijoj një ekip, një ekip që para së gjithash, madje edhe përpara të të luajturit mirë, luan me zemër, luan për fitore, ka kompaktësi, lufton për Kosovën”, ka thënë zvicerani
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka zhvilluar stërvitjen e tretë të me djelmoshat e Kosovës përpara ndeshjes me Madagaskarin, që luhet më 24 mars në Francë.
Pas dy stërvitjeve, Challandes ka krijuar përshtypjet e para për ekipin dhe për faqen zyrtare të FFK-së ka deklaruar: “Kosova ka lojtarë të talentuar individual, ka lojtarë që dinë të luajnë futboll. Puna ime është që prej këtyre individëve të krijoj një ekip, një ekip që para së gjithash, madje edhe përpara të të luajturit mirë, luan me zemër, luan për fitore, ka kompaktësi, lufton për Kosovën. Një ekip që thotë ‘unë jam Kosova’ dhe do të vrapoj, do të luftoj, do ta marr topin, do të luftoj edhe më shumë, për fitore”, ka thënë zvicerani, përcjell albinfo.ch.
“Unë i kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës. Ajo që kam parë është se lojtarët gjatë kualifikimeve e kanë bartur fanellën e Kosovës, kanë luajtur futboll, kanë luajtur korrekt dhe kaq, asgjë më tepër. Por tani jemi në një nivel tjetër, pra si të thuash, duhet të fillojmë të ndërtojmë katin e dytë. Unë dua të krijoj një ekip që të funksionojë si një familje, që nuk dorëzohet, që thotë “unë nuk do të lejoj që Kosova të humbë, të marrë 24 gola”. Kjo është e rëndësishme tani, të krijojmë një mentalitet fituesi”, theksoi 66-vjeçari.
Sa i përket ndeshjes miqësore me Madagaskarin, Challandes ka deklaruar:
“Kjo nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Them se ne as nuk duhet e as nuk jemi në pozitë për ta nënçmuar asnjë ekip. Secili ekip që vihet përballë nesh është një ekip që e meriton respektin më të madh. Madagaskari dje ka luajtur një lojë shumë të mirë kundër Togos. Kam qenë i befasuar me cilësinë e lojës. Ne ndoshta mendojmë që ai është një vend i vogël, por ka një ekip shumë, shumë të mirë. Ka lojtarë që luajnë në Francë, në Belgjikë dhe gjithkah nëpër botë, një ekip që ka arritur deri në fazën finale të Kupës së Afrikës dhe kjo nuk është e lehtë. Ne duhet të bëjmë një lojë shumë të mirë për të pasur sukses”, nënvizoi zvicerani.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore











