Lajme
Çifti shqiptar kthehet nga diaspora në vendlindje për të jetuar
Nga diaspora, në vendlindje
Është bërë e ditur se çifti shqiptar, Kristina Zalli dhe bashkëshorti i saj Robert Topalli janë rikthyer nga Italia në fshatin Nenshat në Lezhë dhe kanë vendosur ta rindërtojnë jetën e tyre në vendlindje, shkruan albinfo.ch.
Sipas informacioneve Roberti është mjeshtër saldator ndërsa Kristina punon si kamariere.
Ata vendosen që edhe në vendlindje mund të i’a dalin mbanë jetës, duke punuar punët që ata i dëshirojnë. Kristiana është duke zhvilluar karrieren e saj në një restaurant shumë të pëlqyer dhe shumë kërkuar, Mrizi i Zanave Agroturizëm.
Nga ana tjetër kujtojmë se ka shumë shqiptarë të rikthyer nga diaspora në vendlindje, duke zhvilluar bizneset e tyre, sikurse kuzhinieri shqiptar, Bleri Dervishi i cili ka hapur restorantin në vendlindje.
Këtë herë ai është kthyer nga Milano për të hapur restorantin në vendlindje, e për të befasuar me kuzhinën shqiptare, duke i dhënë kahe tjetër, apo siç thotë ai, “evolucion”.
Ai ka bërë me dije hapjen e restorantit me kuzhinë shqiptare me bazë tradicionale, të gërshetuar me teknikat moderne. Dervishi, po ashtu ka punuar për shumë vjet në Milano, por tashmë ai po i përkushtohet sipërmarrjes së re, në një nga zonat e restauruara të Tiranës. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën