Integrimi
Çifti shqiptar në Zvicër, sjell në jetë katërnjakët
Një çift nga Kosova në Biel Bienne të Zvicrës janë bërë prindër të katërnjakëve
Laberioni, Taulanti, Elioni dhe Eliona janë fëmijët e tyre që erdhën në këtë jetë. Ndonëse bëhet fjalë për një lindje të parakohshme, sipas prindërve gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Albertina Ajeti ka lindur katërnjakët më 25.11.2013, në ora 16:30, në spitalin e Biel Bienne të Zvicrës.
Mentor Ymeri e Albertina Ajeti ndihen prindërit më të lumtur në botë. Mentori thotë për albinfo.ch se në të njëjtën kohë ka dy gëzime, i pari që është bërë baba dhe gëzimi i dytë që familjes ia shtuar për një ditë 4 anëtarë të rinj.
“Deri sot kemi qenë familje dy anëtarshe sot jemi familje e madhe. Jemi gjashtë anëtarë” shprehet Mentori, i gëzuar dhe duke qeshur.
Mentori vjen nga fshati Sodovinë i Jerlive, komuna e Vitisë
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” Qeveria e Zvicrës ka përshkruar jo vetëm anët negative që sheh nëse nisma “Jo 10 milionëve”... -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues













