Lajme
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch
Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe të krijojnë një brez të ri të integruar dhe të suksesshëm
Është thënë gjithmonë se njerëzit që braktisin atdheun dhe vendosen në një vend të huaj, ballafaqohen mbase përgjithmonë me një jetë mes dy botëve: as atje as këtu ose edhe atje edhe këtu. Por më pak flitet për brezin pas tyre, të dytë a të tretë, i lindur e i rritur në vendin ku e kanë sjellë prindërit. Edhe pjesëtarët e këtyre brezave, që ndryshe në Zvicër njihen si “Secondos” duhet të “luftojnë” mes dy identiteteve, ndonëse konflikti është më i butë se ai me të cilin është përballur brezi i parë.
Kësaj teme, një brez në mes të rrënjëve dhe integrimit i është kushtuar numri më i ri i revistës sonë, i cili posa ka dalë ng shtypi.
Në artikullin bazë që rrah këtë temë, përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe të krijojnë një brez të ri të integruar dhe të suksesshëm.
“Përmes 12 rrëfimeve personale, kjo temë sjell një pyetje thelbësore: a është të jesh shqiptar dhe zviceran një sfidë që duhet balancuar, apo një privilegj që krijon mundësi të reja, perspektiva më të gjera dhe një identitet më të pasur?”. Kjo është dilema e cila u del përpara të rinjve me prejardhje shqiptare që duan të çajnë rrugën e integrimit në Zvicër.
Përveç temës bosht, në këtë numër të revistës mund të lexoni edhe shumë materiale të tjera interesante, intervista, portrete etj., me temë nga diaspora.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë















