Futboll

Cila është e ardhmja e Amir Rrahmanit?

Thashethemet rreth të ardhmes së tij kanë marrë një kthesë të pabesueshme. Amir Rrahmani, ish-mbrojtësi i Partizanit mund të largohet nga Dinamo e Zagrebit për të përfunduar aty ku shqiptarët janë të shumtë.

Seria A i ka shkelur syrin mbrojtësit të kombëtares së Kosovës, i cili është i dyzuar përpara ofertave të shumta. Standart Liege dërgoi ofertë zyrtare për të, teksa Celtic pret ende. Një situatë që mund të shfrytëzohet nga ekipi italian i Hellas Verona, që këtë sezon garon në Seria A italiane.

Lajmi bëhet i ditur nga eksperti i merkatos, gazetari Gianluca Di Marzio, i cili sqaron se mbrojtësi 25-vjeçar i ka thënë “JO” ofertës zyrtare të Liege, për t’u fokusuar te një tjetër pistë, me Seria A që e tundon tepër, shkruan Oranews, përcjell Albinfo.ch.