Kosova
Cila është e ardhmja e veturave elektrike, tregon hulumtuesi kosovar që punon në Munih
Ditë më parë u përurua u vu gurthemeli i fabrikës për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë, që është investim i biznismenit shqiptar, Lazim Destani. Po cila është e ardhmja e veturave elektrike, tregon profesori Gurakuq Dajaku.

Ditë më parë u përurua gurthemeli i fabrikës për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë, që është investim i biznismenit shqiptar, Lazim Destani. Po cila është e ardhmja e veturave elektrike, tregon profesori Gurakuq Dajaku.
Dajaku punon në qendrën hulumtuese në kuadër të Universitetit ushtarak të Munihut. Ai në një intervistë në Klan Kosova ka dhënë edhe shumë detaje rreth zhvillimit të industrisë së motorëve me djegie si dhe procesit tashmë të zëvendësimit të motorëve me djegie në ato elektrike, përcjell Albinfo.ch.
“Unë i takoj temës me motorë elektrikë që zëvendësojnë ato me djegie. Zhvillimi i veturave elektrike ka filluar në të njëjtën kohë me ato me djegie – do të thotë para 150 vjetësh. Në atë kohë betejën e ka fituar ky fraksioni i motorëve me djegie”, thotë Dajaku.
Tutje ai ka treguar edhe për kontributin e tij në këtë qendër hulumtuese, i cili ka theksuar se tashmë zotëron me dhjetëra patentë.
“Janë dhjetëra patente që kanë rezultuar prej punës shumëvjeçare që nga viti 2002 – ka 20 vjet që merrem me fushën e makinave elektrike. Patentimi është një metodë që t’i shtyjë njerëzit të mundohen më shumë që të bëjnë konkurrencë. Për shkak të konkurrencës, shumë kompani zhvillojnë teknologji të reja. Inovacionet e mia i takojnë kompanisë ku punoj unë. Është një qendër hulumtuese që punon në kuadër të Universitetit ushtarak të Munihut”, është shprehur kosovari që jeton dhe punon në Munih./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tërmetet e shpeshta, shqetësojnë autoritetet në Jura Kantoni Jura ka përjetuar tre tërmetet më të mëdha në historinë e tij gjatë 18 muajve...
-
Mungesa e inxhinierëve, kompanitë zvicerane hasin në probleme
-
Shërbimi mjekësor urgjent në Pallatin Federal, 1500 franga në ditë
-
Emetimi i dioksidit të karbonit nga veturat, ende problem në Zvicër
-
Berna dëshiron të testojë shitjen e kontrolluar të kokainës