Lajme
Cila është historia e burrit që ka transplantuar zemrën e derrit
Personi që ka kryer transplantin e parë të zemrës së një derri, rezulton se është i dënuar.
Ai ka qëlluar dikë shtatë herë me thikë duke e lënë të paralizuar.
Davit Bennett, 57 vjeç, u dënua në 1988 se qëlloi me thikë Edward Shumaker, tregon motra e tij.
Leslie Shumaker Downey thotë se i vëllai vdiq më 2007, nga një komplikacion i medikamenteve që lidhen me sulmin ndaj tij.
Ekipi mjekësor që realizoi transplantin thonë se e kaluara kriminale nuk është kurrë arsye për të refuzuar trajtimin mjekësor.
Sulmi me thikë erdhi për arsye xhelozie, pasi bashkëshortja e Bennett ishte ulur në prehrin e Shumaker. Për këtë ai u dënua me 10 vjet burgim.
Bennett po riaftësohet pas një operacioni eksperimental që zgjati 7 orë. Transplanti konsiderohej shpresa e tij e fundit, edhe pse nuk dihet se sa janë mundësitë që të ketë jetëgjatësi.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











