Lajme
Cilat do të jenë tendencat teknologjike të 10 viteve të ardhshme?
Midis trendeve hi-tech të dekadës së ardhshme ka sensorë zbulimi nëpër lagje dhe robotë të përparuar, sipas raportit “10 Hot Consumer Trends 2030” të Ericsson, i mbështetur në sondazhin e 50 milionë konsumatorëve midis moshës 15 dhe 69 vjeç.
Trendi i parë i referohet të ashtuquajturave robotë truporë, veshje të dizajnuara për të përmirësuar qëndrimin.
Në vazhdim, kemi kujdestarët e të dhënave, pajisje që do të na lejojnë të zbulojmë objekte përreth nesh, që përpiqen të vjedhin informacione dhe të ndjekin lëvizjet e personave, shkruan Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Së treti, një variant i vogël i qytetit inteligjent: mbikëqyrje bashkëpunuese dhe sisteme antindërhyrje, që duhet të formojnë një rrjet kontrolli të përmirësuar për strehimin dhe, në përgjithësi, për sigurinë në lagje.
Rreth 82% e panelit të të anketuarve presin mbërritjen e pajisjeve të afta të paralajmërimit të ngjarjeve ekstreme të motit, si edhe të altoparlantëve të gjeneratës së re të aftë të krijojnë një pengesë zanore rreth mureve të shtëpisë, përmes izolimit akustik të personalizuar.
Në vendin e gjashtë, shpresa se një program inteligjent do të jetë në gjendje të parashikojë trendet financiare të përdoruesve, duke sugjeruar investimet më të mira, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i një biznesi të përfunduar keq.
Shmangia e trafikut të sinjaleve celulare. Ndërsa numri i lidhjeve rritet, rrjetet individuale do të duhet të zgjedhin sinjalin e tyre. Për këtë, telefonat inteligjentë modernë jo vetëm që do të shijojnë 5G-në, por do të jenë në gjendje edhe të sugjerojnë se cilat pika të qytetit janë më të mira për të shijuar shpejtësi më të larta, duke shmangur kështu zonat me trafik të lartë.
Personalizimi i përmbajtjes multimediale do të jetë konkret: 62% mendojnë se sistemet automatike do të jenë në gjendje të krijojnë përvoja multimediale bazuar në zakonet dhe preferencat e përdoruesve.
Dy vendet e fundit kanë të bëjnë me robotët.
Shtatë në 10 persona janë të sigurt se robotët autonome do të mësojnë të infiltrohen në celular pa ngjallur dyshime.
E njëjta përqindje duket se favorizon algoritmet autodidakte, që përzgjedhin dhe fshijnë miqtë në rrjetet sociale, në vend të përdoruesve të tyre, me qëllim krijimin e një rrjeti më të shëndetshëm kontaktesh për mendjen dhe trupin
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën













