Kuriozitete

Cilat fjalë u kërkuan më shumë në Google gjatë këtij viti?

“Squid Game”, dorëzat e Bernie Sanders dhe ‘si të vishni xhinse të ngushta’, janë ndër fjalët më të kërkuara në Google përgjatë gjithë këtij viti.

Nga ana tjetër, dorezat e thurura të veshura nga Sanders, një ish-kandidat për president të SHBA-së, në inaugurimin e Joe Biden bënë që kërkimet për dorëza të arrijnë një rekord të madh në janar.

Sipas një publikimi nga The Guardian, Afganistani ishte kërkimi kryesor i lajmeve dhe ’vaksina COVID-19’ ishte termi i tretë më i kërkuar për lajme.

Alec Baldwin, aktori që qëlloi për vdekje Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”, ishte personi më i kërkuar në botë për këtë vit.

Sezoni i parë i shfaqjes së “Squid Game” kishte 1.6 miliardë orë të shikuara brenda 28 ditëve të para nga publikimi – dhe momentalisht po qëndron në listën e 10 serialeve më të mira në Netflix.