Fotolajmi
Cilat janë kompanitë më të mira ajrore?
Në një renditje të re të kompanive ajrore, “Qatar Airways” udhëheq në drejtim të cilësisë dhe shërbimit, saktësisë dhe sa i përket kërkesave për kompensim. Ky është rezultati i një renditje të re të kompanive ajrore, që është realizuar nga Airhelp. “Air Dolomiti” dhe “Austrian Airlines”, janë dy degët e “Lufthansa”-s, që ndajnë vendin e dytë.
Një tjetër degë e “Lufthansa”-s, nga ana tjetër “Swiss”, nuk ka lëvizur në këtë krahasim ndërkombëtar. “Swiss” është pozicionuar në vendin e 49-të, një vend pas kompanisë irlandeze me kosto të ulët ajrore “Ryanair”. Nga krahasimi i fundit nga pranvera e kaluar, “Swiss” ka humbur edhe disa vende vetëm për shkak të kategorisë në përpunimin e kërkesave për kompensim.
Përveç kësaj, “Swiss” mesatarisht është vlerësuar në aspektin e përpikërisë në orarin e fluturimeve. “Swiss” ka pranuar këtë dhe ka punuar për të qenë e përpiktë në kohë. Megjithatë, objektivi nuk është arritur ende, tha CEO zviceran, Thomas Klühr, në një intervistë të dhënë kohët e fundit.
Sipas kërkesës, “Swiss” deklaron se objektiviteti i renditjes nuk është bindës, pasi “Airhelp” ndjek një qëllim komercial duke u bazuar në përpunimin e kërkesave për kompensim.
“Në përgjithësi do të doja të them se “Swiss” është e kënaqur me nivelin e lartë të kënaqësisë së pasagjerëve, e cila është treguar nga sondazhet e klientëve të kryera në intervale të rregullta”, tha një zëdhënës.
Në renditje qëndrojnë keq “Onur Air” nga Turqia, “Kina Air” dhe “Egyptair”. Këto tri linja ajrore kanë vlerësim shumë të ulët në kategorinë e kërkesave për kompensim. Për “Onur Air” vlerësimi i cilësisë dhe shërbimit ishte gjithashtu shumë i ulët.
Renditja nga “Airhelp” është bazuar në të dhënat e “Skytrax” për të vlerësuar cilësinë e shërbimebe të linjave ajrore në tokë dhe në ajër. Për kategorinë e saktësisë, “Airhelp” ka llogaritur përqindjen mesatare të aterrimit të përpiktë. Një fluturim konsiderohet të jetë në kohë, në qoftë se avioni nuk ka më shumë se 15 minuta vonesë në kohën e treguar të mbërritjes. Kategoria e tretë përfshin gjatësinë e kohës së linjave ajrore që duhet të paguajnë kompensim.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












