Koronavirusi: çast pas çasti
Cilat janë përfitimet e tjera nga vendosja e maskave
Vendosja e përdorimit të maskës në mënyrë të detyrueshme jo vetëm që i bën njerëzit t’i përdorin ato, por gjithashtu i bën ata të ndërmarrin sjellje të tjera mbrojtëse, siç janë distancimi social, larja dhe shmangia e shtrëngimit të duarve, raportojnë studiuesit.
Studiuesit vëzhguan një grup prej 7 mijë gjermanësh në periudhën mes prillit deri në fund të majit, rreth 1 mijë persona në javë.
Kur përdorimi i maskave u bë i detyrueshëm në publik më 27 prill në Gjermani, numri i njerëzve që mbanin maska për fytyrën u rrit ndjeshëm dhe mbeti i lartë edhe në mesin e atyre që mendonin se imponimi është i ekzagjeruar, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Para se maska të bëhej e detyrueshme, vetëm 20 për qind e të anketuarve mbanin maska. Ndërsa pasi u vendos masa, në fund të majit 80 për qind e pjesmarrësve në anketim deklaruan se përdornin maskë, sipas studimit, të publikuar në revistën ‘Proceedings of the National Academy of Science’.
Përdorimi i maskës nxiti edhe sjellje të tjera mbrojtëse:
-Pothuajse tetë herë më shumë në larjen e duarve;
-Deri në 20 herë më shumë në shmangien e shtrëngimit të duarve;
-Deri në 13 herë më shumë në mbajtjen e distancës sociale sesa pjesëmarrësit që nuk mbanin maskë;
Një nëngrup me më shumë se 900 vullnetarë iu kërkua të imagjinonin një skenar në të cilin ata ishin në departamentin e frutave në dyqanin lokal me një person tjetër.
Disa pjesëmarrësve iu tha që ekziston një masë e detyrueshme për përdorimin e maskës, ndërsa disa të tjerëve iu tha që përdorimi i maskës ishte me zgjedhje; disa të tjerëve iu tha që personi tjetër përdorte maskë, ndërsa të tjerëve iu tha se personi tjetër nuk përdorte një të tillë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












