Koronavirusi: çast pas çasti
Cilat janë vendet më të mira evropiane për të udhëtuar tani?
Ky është një udhëzues për disa destinacione turistike të njohura të cilat kanë lehtësuar kërkesat e COVID përpara sezonit të verës
Teksa kufizimet e udhëtimeve po fillojnë të lehtësohen në Evropë dhe më gjerë, dhe bisedimet për një korridor udhëtimi midis Britanisë dhe Shtetet e Bashkuara po rriten përpara verës, udhëtimi po bëhet gjithnjë e më i mundur.
Leja e udhëtimit COVID e BE-së po shpërndahet në të gjithë bllokun, kështu që juve patjetër do t’ju duhet një prej tyre për të udhëtuar brenda Evropës. Ky është një udhëzues për disa destinacione turistike të njohura të cilat kanë lehtësuar kërkesat e COVID përpara sezonit të verës, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Cilat janë vendet më të mira evropiane për të udhëtuar tani?
Bazuar në statusin ndërkombëtar dhe të kufirit të brendshëm, kulturën e turizmit pas mbërritjes, duke përfshirë oraret e kufizimeve(orën policore) dhe aksesin në objektet publike, këto janë vendet më të mira që ju mund të zgjidhni për të pushuar.
Italia
Turistët ndërkombëtarë kanë qenë të mirëpritur në Itali që nga fillimi i qershorit, ku shumicës së vizitorëve u është kërkuar që të paraqesin vetëm përgjigjen e një testi negativ të COVID-19 pas mbërritjes.
Disa shteteve, si SH.B.A.-ja, do t’u duhet ende të bëjnë një karantinë 10-ditore.
Të gjitha rajonet e Italisë pritet të klasifikohen si “me rrezik të ulët” deri në fund të qershorit, që do të thotë se udhëtimi midis zonave është i mundur.
Kafenetë, baret, restorantet, hotelet dhe teatrot janë rihapur pjesërisht për publikun.
Maskat e fytyrës mbeten të detyrueshme si në ambientet e brendshme ashtu edhe të jashtme kur ka shumë njerëz.
Ora policore fillon në mesnatë, por kjo pritet të hiqet plotësisht në 21 Qershor.
Franca
Nëse jeni vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE-ja, Franca është tani e hapur për udhëtarët ndërkombëtarë.
Vizitorët e vaksinuar do të duhet akoma të japin prova të një testi negativ të COVID-19 të bërë jo më shumë se 72 orë para mbërritjes.
Franca sapo e ka shtyrë orën e saj policore në 23:00, dhe kafenetë dhe restorantet janë hapur por duke pranuar një numër të kufizuar personash.
Maskat e fytyrës mbeten të detyrueshme, madje edhe në ambientet e jashtme, por kjo pritet të ndryshojë deri në fund të muajit.
Spanja
Spanja ka hapur sezonin e saj të turizmit veror duke mirëpritur të gjithë udhëtarët e vaksinuar, si dhe turistët evropianë që mund të paraqesin rezultate negative të testit Covid-19.
Autoritetet spanjolle janë shprehur se edhe në kategorinë me rrezikshmëri shumë të ulët, baret dhe restorantet mund të pranojnë vetëm 50 për qind të kapacitetit të tyre të zakonshëm dhe duhet të mbyllen në 3 të mëngjesit.
Greqia
Greqia ishte një nga vendet e para që hapi kufijtë për udhëtarët që në muajin maj të këtij viti.
Vizitorët duhet të paraqesin prova të vaksinimit ose një test negativ PCR para se të hyjnë në këtë shtet, por nuk është e nevojshme që të bëjnë një periudhë karantine.
Kafenetë, baret dhe restorantet janë të hapura dhe fillimi i orës policore në 12.30 në mesnatë, i ofron vizitorëve një periudhë kohore të mjaftueshme për të realizuar të gjitha objektivat e tyre. Edhe disa prej pikave turistike më të vizituara si Akropoli në Athinë janë të hapura për publikun.
Gjermania
Ashtu si Spanja, 16 shtetet e Gjermanisë aktualisht u nënshtrohen rregullave të tyre.
Janë hequr kufizimet për të gjithë ata që janë vaksinuar plotësisht dhe hotelet dhe restorantet po hapen.
A do të ketë një korridor udhëtimi MB-SH.B.A.?
Pasi SH.B.A-ja vendosi që udhëtimet ndërkombëtare do të mbeteshin në pritje, tani ka nisur bisedimet me Mbretërinë e Bashkuar rreth një korridori të mundshëm udhëtimi që pritet të hapet këtë vit. Përpjekjet e vaksinimit të të dyja vendeve po shkojnë mirë, prandaj disa e shohin udhëtimin transatlantik si me rrezikshmëri relativisht të ulët.
Dy nga liderët botërorë më të goditur nga koronavirusi kur ai arriti kulmin e tij, Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u takuan përpara takimit të G7 javën e kaluar për të diskutuar udhëtimin midis dy vendeve. Besohet se korridori i udhëtimit mund të rihapet gjatë kësaj vere, por kjo do të varet nga normat e infektimeve dhe nga suksesi që do kenë programet e tyre përkatëse të vaksinimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë










