Lajme
Cilat ushqime duhet t’i konsumoni gjatë pandemisë
Gjatë epidemisë së Covid-19 është shumë e rëndësishme që dieta juaj të jetë e mbushur me vitamina dhe minerale.
Në këtë formë, sistemi imunitar do të forcohet dhe sëmundja infektive mund të parandalohet më lehtë.
Limoni është një ndër ushqimet kryesore që duhet konsumuar, për aryse se përmban sasi të madhe të vitaminës C, e cila është e nevojshme për forcimin e sistemit imunitar dhe pastrimin e trupit.
Efekt të madh luan edhe uthulla e mollës, e cila e bën trupin resistant ndaj bakterieve dhe viruseve. Është e rëndësishme që uthulla e mollës të përdoret në sallata të ndryshme.
Vaji i ullirit është gjithashtu i dobishëm si një burim i yndyrnave të shëndetshme të pangopura që forcojnë jashtëzakonisht imunitetin. Ullinjtë dhe avokadot na bëjnë më rezistent ndaj shumë sëmundjeve.
Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme që ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit, forcimin e imunitetit, zvogëlimin e dhimbjeve të fytit.
Lista e ushqimeve që forcojnë trupin gjithashtu përfshin shumë bimë, të tilla si rozmarinë, rigonën, borzilokun, trumzën. Shtojini ato në sallata, përdorni për marinimin dhe mishin e erëzave. Kur bëhet fjalë për çajrat, pini çaj xhenxhefili, çaj me lëng limoni dhe çaj e luleradhiqe.
Nuk duhet lënë anash lulelakra dhe brokoli. Këto perime janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale anti kancerogjene.
Rol të rëndësishëm luan edhe hudhra, e cila konsiderohet antibiotiku më i fuqishëm natyror.
Është e rëndësishme që dieta ditore të përmbajë një llojllojshmëri ushqimet në mënyrë që trupi t’i bëj ballë edhe sëmundjes që ka gjunjëzuar botën, shkruan arbresh.info, përcjell albinfo.ch.
Të gjitha informacionet rreth koronavirusit në Zvicër në shumë gjuhë: bag.admin.ch
Të tjera informata aktuale rreth koronavirusit, në shumë gjuhë në Zvicër : www.bag.admin.ch/bag
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025












