Turizëm

Cilët janë muajt më të mirë për të vizituar Zvicrën?

Çdo kohë është e përshtatshme për të vizituar Zvicrën, kjo varet edhe nga planet e juaja të udhëtimit.

Megjithatë, janari dhe shkurti cilësohen si muajt më të mirë për të bërë një vizitë në vendin alpin, sipas “My swiss apls” shkruan albinfo.ch.

Janari dhe shkurti janë muajt e vërtetë të dimrit. Bën ftohtë dhe ditët janë të shkurtëra (nga ora 08:00 deri në 17:30).

Po ashtu, në këta muaj është më e përshtatshme të zhvillohen sportet dimëore, sepse deri në fund të muajit prill do të jenë të mbyllura pothuajse të gjitha qendrat dhe resortet e skijimit.

Gjatë kësa kohe, ju mund ta shijoni borën në Upper Engadine, Zermatt apo rajonin Jungfrau. Po ashtu, mund të vizitoni qytetet historike si Berna dhe Luzerni.