Kuriozitete
Çka është Flat Food, fenomeni i ri në Evropë
Në 10 vjet, rritja e vërtetë e konsumit jashtë banesave ishte 5.7%, e barabartë me 4.9 miliardë euro

Tarifat “flat” (e sheshta) po mbërrijnë në botën e hotelerisë: porositë pa limit të pjatave dhe pijeve në menu, aq shpesh sa dëshironi, përkundrejt një abonimi mujor. Sipas raportit të fundit të Fipe për gjendjen e artit të hotelerisë italiane, pavarësisht krizës, italianët kanë shpenzuar gjithnjë e më shumë për të ngrënë jashtë shtëpisë.
Në 10 vjet, rritja e vërtetë e konsumit jashtë banesave ishte 5.7%, e barabartë me 4.9 miliardë euro.
Dhe në vitin 2019 rritja ishte 0.7%, për një total prej 86 milion eurosh shpenzimesh. Por në çfarë drejtimi po shkojnë konsumatorët? Territori, qëndrueshmëria dhe komoditeti janë asete të privilegjuara.
Restorantet me abonime janë duke u shumëfishuar së fundmi. Eksperimenti i parë i këtij lloji vjen nga Limena (PD), ku restoranti Weedoo do t’u ngarkojë klientëve të interesuar 149 euro në muaj për të ngrënë dhe pirë sipas dëshirës. Restoranti, i njohur në zonën ku ndodhet për gjelin e pjekur në skarë, do të eksperimentojë formulën pionierë të “Flat Food (ushqimit të sheshtë)” për gjashtë muaj. Abonimi do të rinovohet sipas zgjedhjes së klientit individual në fund të çdo muaji.
“Ne u intriguam nga ideja për të testuar në restorant atë që ka ndodhur me vite në fusha të jetës së përditshme të konsumatorit, sqarojnë pronarët e biznesit Luca Pellizzari, Alessandro Trentin dhe Girolamo Rossi, të tilla si telefonia, Interneti, filmat dhe serialët televizive, transmeton Scan.
Tarifat e FlatFood ndryshon nga koncepti tjetër i njohur tashmë kudo në botë si “all you can eat” (gjithçka që mund të hani) pasi ajo është e përqendruar tek përsëritja e vizitave më shumë se sa tek sasia, përcjell albinfo.ch. Duke marrë parasysh që restoranti është i hapur 7/7 për 360 ditë në vit, ne presim shumë punë shtesë gjatë muajve në vazhdim. Një përpjekje për të cilën ne konsiderojmë se shpërblehemi nga pjesëmarrja e njerëzve që pajtohen me frymën tonë novatore, si në ofertën ushqimore ashtu edhe në përvojën e ngrënies, dhe të cilët dëshirojnë të marrin pjesë me ne në atë që mund të bëhet një revolucion i vogël në sektorin e gastronomisë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër "Chair", ndër kompanitë më të sakta në kohë reale për fluturime...
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë pas reshjeve të mëdha të borës në jug të Zvicrës Vigjilenca mbetet rend i ditës në kantonin jugor të Valais, pavarësisht situatës stabile pas borës së...
-
Kreu i policisë: Zvicra nuk do të kursehet nga një përshkallëzim i dhunës lidhur me drogën
-
Zermatt i qasshëm përsëri, situata në Valais po normalizohet
-
Çfarë është “Kuvendi Qytetar” i Zvicrës dhe çfarë roli luan ai?
-
A e dini se emërtimi i lopëve është traditë në Zvicër