Bota
Çka ndryshon pas zgjedhjeve në Groenlandë
Ishulli nuk ka zgjedhur te shpallë deri më tani pavarësinë për shkak të varësisë ekonomike që ka nga Danimarka pasi ky shtet i jep ishullit më shumë se 1 miliardë dollarë në vit

Partia opozitare e qendrës së djathtë, Demokratit, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Groenlandë, duke siguruar 29.9% të votave dhe duke lënë pas partinë në pushtet të social-demokratëve, “Komuniteti i Popullit”.Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të tensionuar politike, të dominuar nga debati mbi pavarësinë nga Danimarka dhe interesin në rritje të fuqive ndërkombëtare për rajonin arktik.
Lideri i Demokraatit, Jens-Frederik Nielsen, deklaroi se prioriteti i tyre është zhvillimi ekonomik për të financuar mirëqenien sociale dhe jo një pavarësi e menjëhershme. “Nuk duam pavarësi nesër, duam një bazë të fortë,” tha ai.
Ndërkohë, partia opozitare Naleraq, e cila mbështet ndarjen më të shpejtë nga Danimarka, mori 24.5% të votave. Partia aktuale në pushtet “Komuniteti i Popullit”, pësoi një rënie të madhe duke dalë në vendin e tretë me vetëm 21.4% te votave, ndërsa aleatja e saj Siumut arriti të siguronte 14.7% te votave, transmeton albinfo.ch.
Të gjitha partitë kryesore në Groenlandë mbështesin pavarësinë, por ndryshojnë në qasjen e tyre. Ndërsa Naleraq kërkon një shkëputje të menjëhershme, Demokratit favorizojnë një tranzicion gradual, duke vënë theksin te stabiliteti ekonomik.Pas zgjedhjeve, fituesit do të angazhohen në negociata për formimin e qeverisë së re në parlamentin me 31 ulëse.
Një faktor i rëndësishëm në këto zgjedhje ishte edhe deklarata e Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e ka përmendur mundësinë e aneksimit të Groenlandës nga SHBA. Kjo ka shkaktuar shqetësime tek banorët, por gjithashtu ka forcuar pozitat negociuese të Groenlandës ndaj Danimarkës dhe fuqive të tjera globale. Edhe pse Groenlanda gëzon një autonomi të zgjeruar që prej vitit 2009, Danimarka ende kontrollon çështjet e mbrojtjes, politikën e jashtme dhe monedhën. Debati për pavarësinë mbetet i hapur, por rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se shumica e votuesve kërkojnë stabilitet ekonomik përpara se të ndërmarrin hapa konkretë drejt shkëputjes.
Ishulli nuk ka zgjedhur te shpallë deri më tani pavarësinë për shkak të varësisë ekonomike që ka nga Danimarka pasi ky shtet i jep ishullit më shumë se 1 miliardë dollarë në vit.
E-Diaspora
-
Blerina Kastrati zgjidhet asambliste në Komunën Carouge të Gjenevës "Asnjëherë nuk do ta kisha imagjinuar që, kur shkela për herë të parë në Zvicër, një...
-
Anda Skeja doktoron pa master, EPFL: “Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm”
-
Nga nesër në SRF, seriali shqiptarozviceran “Te Berberi”
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç
-
Revista “Allas” shkruan për suedezen që organizoi një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare
Jeta në Zvicër
-
1500 produkte nën 2 CHF në shumë degë, ky është premtimi Një shitës me pakicë me zbritje që është bërë shpejt një gjigant po i afrohet Zvicrës....
-
Rritja e anti-semitizmit në Zvicër: Studentëve u kërkohet të vizitojnë një kamp përqendrimi
-
Origjina e drurit: Shumë dyqane në Zvicër nuk i ndjekin rregullat
-
Lufta kundër pedofilisë në Zvicër: A ka kufij policia në veprimet e saj?
-
Ndihmë mjekësore e shpejtë tani edhe në Aargau