Kosova
Çka përmban programi i Kosovës për Reforma në Ekonomi?
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ky Program është edhe një vegël përmes së cilës Komisioni Evropian monitoron performacën tonë
Sundimi i ligjit, efikasiteti në gjyqësor, furnizimi me energji, aftësimi profesional, përmirësimi i prokurimit publik, investimi në bujqësi dhe përmirësimi i shërbimeve sociale janë vetëm disa prej masave që institucionet kanë përfshirë në Programin për Reforma në Ekonomi.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ky Program është edhe një vegël përmes së cilës Komisioni Evropian monitoron performacën tonë si kandidat potencial në transformimin e ekonomisë dhe arritjen e standardeve të tregut Evropian.
Si të një rëndësie të madhe, ky program ka paraparë edhe nisjen e ndërtimi të Termocentralit Kosova e Re.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Komisionit Evropian kanë thënë se në vitet e fundit ka pasur përparim në bashkëpunimin brenda qeverisë dhe mes saj dhe atyre të BE-së. Ata kanë paralajmëruar se në muajin e ardhshëm do të bëjnë vlerësimin tjetër të dokumentit përfundimtar dhe ku pastaj KE-ja do t’ia dërgojë rekomandimet për Qeverinë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












