Lajme
Çmimet e barnave me recetë nën 10 franga do të rriten ndjeshëm vitin e ardhshëm
Nga viti i ardhshëm pritet të rritet çmimi i të gjitha barnave me recetë që kushtojnë nën 10 franga, e ato që shiten me më shumë se 900 franga do të bien ndjeshëm, shkruan NZZ.
Pacientët që kanë nevojë për barna të lira, për shembull për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit ose dhimbjeve kronike, duhet të përgatiten për një rritje çmimi, siguron NZZ am Sonntag, përcjell albinfo.ch.
Gazeta e së dielës saktëson se këto rritje janë pasojë e reformës së marzheve komerciale të barnave që planifikon Konfederata, përkatësisht marzheve që mund të kërkojnë farmacitë, mjekët dhe departamentet ambulatore të spitaleve gjatë dorëzimit të barnave.
Me këtë reformë do të rritet rreth 60% e barnave me recetë që shiten në farmaci. Produktet që kushtojnë më pak se 10 franga duhet të jenë dy herë më të shtrenjta vitin e ardhshëm. Ilaçet nga 35 franga duhet të lirohen paksa, ndërsa çmimi i atyre që shiten me 900 franga të ulet ndjeshëm.
Sipas NZZ am Sonntag, kjo masë do të kursejë para në pjesën e shpërndarjes në favor të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Prandaj, shpenzimet e sigurimit të sëmundjes për produktet terapeutike duhet të bien me 60 milionë franga, shkruan 20mminuten.
Riorganizimi i këtij sistemi duhet të inkurajojë gjithashtu farmacistët dhe mjekët që të këshillojnë pacientët me më shumë dëshirë për të marrë barna gjenerike që janë më pak të kushtueshme.
Rrethet e interesuara janë mjaft të favorshme për këtë reformë, e cila vjen në një kohë kur ka disa muaj që vërehet mungesë e barnave të caktuara.
Nga ana e saj, Zyra Federale e Shëndetit Publik vlerëson se kjo zgjidhje “parashikon një rritje të caktuar të barnave me kosto të ulët”, por që përgjithësisht çon në kursime në favor të sigurimit shëndetësor, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, shoqata e siguruesve shëndetësorë Santésuisse thotë se “kundërshtojnë me forcë çmimin e lartë të barnave të lira, të cilat gjithashtu shpesh paguhen nga xhepi nga pacientët dhe pacientët me zbritje të larta”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së











