Kosova
CNN: Prishtina dhe Berna, ndër 20 qytetet që duhet vizituar
Kryeqyteti i Kosovës dhe ai i Zvicrës, rekomandohen të viizitohen nga turistët e huaj, sipas CNN
Derisa një numër i madh i qyteteve evropiane po përballen me numrin e madh të turistëve dhe kjo është shndrruar në problem, janë disa qytete, që duhet vizituar dhe ka shumë pak turistë.
Prestigjiozja CNN ka renditur 20 qytete evropiane që duhet vizituar dhe ka pak turistë, ku në mesin e tyre janë edhe Prishtina dhe Berna, përcjell albinfo.ch.
“Kryeqyteti i Kosovës nuk është zakonisht në top të listës me vendet që turistët duan t’i vizitojnë, por nuk ka ndonjë arsye se përse nuk duhet ta vizitoni këtë shtet magjepsës. Përderisa Prishtina mund të ketë qenë sinonim me luftën para 20 vjetëve, ajo është transformuar shumë prej atëherë, ku shumë ndërtesa të çuditshme janë ndërtuar”, thuhet për Prishtinën, duke shtuar: “Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” ia vlen të vizitohet në mëngjes, e njësoj edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës. Biblioteka e Universitetit të Prishtinës do t’i fascinojë adhuruesit e arkitekturës, përderisa ata të cilët duan të freskohen mund ta gjejnë rehatinë në pishinën e Parkut të Gërmisë, e cila gjendet në veri të qytetit”, shkruhet për kryeqytetin e Kosovës.
Ndërkohë, për kryeqytetin e Zvicrës shkruhet: “Ndërkohë që udhëtarët thjesht kalojnë nëpër kryeqytetin zviceran gjatë rrugës për pushime verore ose udhëtim dimëror të skijimit në Cyrih ose Gjenevë, Berna është pa dyshim e denjë për disa ditë shtesë të udhëtimit tuaj.
Diku tjetër, Muzeu i Arteve të Bukura përmban veprat e Picasso dhe Klee, ndërsa udhëtarët mund të kalojnë në majë të Gurtenit, malit që mbikëqyr qytetin e vjetër”.
Në këtë listë me rekomandime gjendet edhe Antwerpi i Belgjikës, Haga e Holandës, Sarajeva e Bosnjës, Malmo i Suedisë, Aberdeeni i Skocisë, Berni, Wroclaw-i, Tbilisi, Minski, Yerevani, etj.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














