Lajme
Çokollata: Eksportuesit, importuesit dhe konsumuesit më të mëdhenj
Shija e veçantë e çokollatës që na josh prej moshës së vogël është ndër industritë më të mëdha në botë në sektorin e ushqimit
Çokollatat janë ndër shijet më të preferuara për shumicën e njerëzve që në moshën fëmijërore. Ky produkt ushqimor industrial ka për bazë kakaon, ndërsa konsumohet në forma të ndryshme, qoftë si desert në vete ose si shtojcë në pjata të tjera.
Por, cilat shtete janë sot tregtarët më të mëdhenj të kakaos, dhe cilat e konsumojnë atë më së shumti?
Gjermania eksporton më së shumti, Turqia e 8-ta në botë
Sipas faqes Statista, Gjermania eksporton bindshëm më së shumti çokollatë në botë. Në vitin 2022, Gjermania ka eksportuar mbi 1 milion tonë çokollatë.
Pas saj vijnë Belgjika (594 mijë tonë) dhe Holanda (482 mijë tonë).
Turqia, me 252 mijë tonë çokollatë të eksportuara në vitin 2022, radhitet e teta në botë për eksportin e çokollatës.
Eksportuesit (milionë kilogramë)
Gjermania 1009
Belgjika 594
Holanda 482
Polonia 456
Italia 415
ShBA-ja 333
Franca 323
Turqia 252
SHBA-ja, importuesja numër një e çokollatës
SHBA-ja është vendi që importon më së shumti çokollatë në botë. Sipas Statistas, në vitin 2022 SHBA-ja ka importuar 746 mijë tonë çokollatë, ndërsa ka eksportuar 333 mijë tonë.
Ndër importuesit më të mëdhenj janë edhe Franca (547 mijë tonë) dhe Gjermania (526 mijë tonë).
Importuesit (milionë kilogramë)
SHBA-ja 746
Franca 547
Gjermania 526
Holanda 347
Belgjika 260
Zviceranët, të dashuruarit pas çokollatës
Sa i përket konsumit të çokollatës, zviceranët janë bindshëm në vend të parë. Gjatë vitit 2022, një zviceran ka konsumuar mesatarisht 11,8 kilogramë çokollatë, duke shpenzuar rreth 280 dollarë vetëm për këtë produkt.
Pas Zvicrës vijnë amerikanët, të cilët konsumojnë mesatarisht 9 kilogramë çokollatë për kokë banorë. Mesatarisht një amerikan shpenzon rreth 155 dollarë në vit për çokollata.
Gjermanët, francezët dhe britanikët plotësojnë top 5-shen botërore për konsumin e çokollatës.
Konsumuesit (kilogramë për kokë banori)
Zvicra 11,8
SHBA-ja 9
Gjermania 5,8
Franca 3,6
Britania 2,9.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra fiton Eurovision 2024 Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Zvicër...
-
Gjithçka që duhet të dini për kulturën e pishinave të jashtme të Zvicrës
-
Bien paratë nga qielli në Cyrih: Droni lëshon 24,000 franga
-
Janë refuzuar shumica e pretendimeve për para nga sigurimet shëndetësore gjatë COVID-19 në Zvicër
-
Vdes zëvendëskancelari i Zvicrës, André Simonazzi