Lajme

Çokollata zvicerane, e pakonkurrencë

Zvicra, me çokollatat më të mira

Çokollata zvicerane për vite me radhë shquhet për shijen e saj më të mirë dhe që preferohet nga çdo person.

Sipas të dhënave të “Statisca.com”, konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kg për banor në vit, shkruan albinfo.ch.

Zvicra është e njohur për çokollatën e saj të jashtëzakonshme dhe, në fakt, është e pakonkurrencë në llojet e saj. Secili turist që vjen në Zvicër kërkon çokollatën zvicerane.

Në dyqanet e aeroporteve çokollatat zvicerane janë gjithnjë në rafte dhe nuk është surprizë që zviceranët e konsumojnë për frymë këtë produkt më shumë se çdo shtet tjetër në botë.

Duke ilustruar aftësinë e Zvicrës për inovacion si dhe sensin e saj të traditës, çokollata është një burim krenarie për vendin dhe kontribuon në imazhin e saj në gjithë botën, transmeton albinfo.ch.