Kosovë: Rritet rreziku i vërshimeve, IHMK lëshon alarm të verdhë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar paralajmërim me nivel të verdhë për reshje të dendura dhe rrezik potencial të vërshimeve në disa rajone.

Sipas njoftimit, situata pritet të përkeqësohet nga mbrëmja e sotme.

“Duke pasur parasysh, situatën e përgjithshme të pa qëndrueshme hidrometeorologjike gjatë këtyre ditëve, e cila përfshin reshje, duke shkaktuar edhe vërshime në disa zona të vendit. Aktualisht lumenjtë në tërë vendin kanë pësuar rënie, por reshjet e shiut të cilat parashikohen të bien gjatë orëve në vijim, sidomos në pjesën lindore (Pellgu e Moravës së Binçës), do të ndikojnë që të rriten përsëri prurjet e ujit nga pjesët e larta malore dhe rrjedhimisht edhe Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.

Bëhet e ditur se situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore, (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit), ndërsa sipas njoftimit, moti është potencialisht i rrezikshëm.

“Fenomenet e motit që janë parashikuar nuk janë të pazakonta, por kini kujdes nëse keni ndërmend të praktikoni aktivitete të ekspozuara ndaj rreziqeve meteorologjike. Qëndroni të informuar rreth kushteve të pritshme meteorologjike dhe mos merrni përsipër rreziqe të shmangshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot, më 22 nëntor, shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, tashmë festë zyrtare në Shqipërisë.

Kjo ditë ka simbolikë të veçantë dhe konsiderohet si momenti më i madh unifikues i shqiptarëve, ndërsa kujton Kongresin e Manastirit, të zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Në këtë periudhë, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare, transmeton albinfo.ch. Dita e Alfabetit u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti dhe kjo është hera e parë që kremtohet si festë zyrtare.

Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet.

Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres. Në bazë të numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, dhe si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Adelboden investon 35 milionë franga në hekurudhën e re malore

Adelboden po planifikon të ndërtojë gondolën e re “Direttissima”, që do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit nga stacioni në fshat deri në malin Sillerenbühl, nga 25 minuta në vetëm 10 minuta. Projekti, i cili do të zëvendësojë pjesërisht liftin ekzistues Sillerenbahn, synon të reduktojë pritjet në ditët e ngarkuara dhe të rrisë frekuentimin edhe gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës. përcjell albinfo.ch.

Kostot e ndërtimit kanë shkuar në 35,5 milionë franga, rreth 12 milionë më shumë se parashikimi fillestar, për shkak të inflacionit, çmimeve të lëndëve të para dhe vonesave administrative. Ekziston mundësia që kostoja të rritet edhe 15% tjetër, duke arritur afërsisht 41 milionë franga. Ndërsa shumica e pronarëve të tokës kanë dhënë miratimin, tre parti kanë depozituar një ankesë kolektive, dhe data e fillimit të punimeve ende nuk është përcaktuar.

Me këtë investim, Adelboden synon të ofrojë një përvojë më të shpejtë dhe tërheqëse për skijatorët dhe vizitorët gjatë gjithë vitit.

https://www.blick.ch/wirtschaft/mega-projekt-im-berner-oberland-adelboden-investiert-35-millionen-franken-in-neue-bergbahn-id21444453.html

Një 17-vjeçar u godit nga një tramvaj në linjën 8 në Cyrih

Një aksident i rëndë ndodhi të premten mbrëma në Cyrih, pranë stacionit të trenit Stadelhofen. Rreth orës 22:00, një 17-vjeçar u godit nga një tramvaj i linjës 8 dhe u lëndua rëndë, përcjell albinfo.ch.

Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje mbërritën forca të shumta të policisë, zjarrfikës dhe ambulanca. Pamjet e dërguara nga lexuesit tregonin praninë e madhe të ekipeve të emergjencës rreth tramvajit të ndaluar.

Rreth orës 23:00, i lënduari u nxor nga poshtë tramvajit dhe u dërgua me urgjencë për trajtim mjekësor. Policia e Cyrihut nuk ka zbuluar ende identitetin apo gjendjen e tij shëndetësore.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi i tramvajeve në zonën e Sechseläutenplatz u ndërpre përkohësisht. Hetimet mbi rrethanat e sakta të ngjarjes janë në zhvillim.

https://www.blick.ch/schweiz/zuerich/unfall-beim-bahnhof-stadelhofen-person-wird-in-zuerich-von-tram-erfasst-und-verletzt-id21446516.html

Partitë politike pa koalicione në garë zgjedhore

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve partitë politike kanë filluar mobilizimin e tyre për të hyrë në garë. Deri më tash asnjë subjekt politik nuk preferon që të ketë koalicion parazgjedhor. Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, fajëson partitë e tjera parlamentare që vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, thotë se nuk do të kenë koalicion paraprak, përcjell albinfo.ch.

“Natyrisht se do të bëhemi gati për zgjedhje dhe besoj se do të dalim fitues të padiskutueshëm. Nuk kemi diskutuar për koalicion. Besoj se tash e tutje hapen këto tema. Por, LVV-ja do të garojë ashtu siq e do qytetari, pra koalicion me qytetarin”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa, PDK ka kërkuar prej kohësh zgjedhje të jashtëzakonshme duke e fajësuar për bllokadë institucionale LVV-në. Deputeti PDK-së, Rashit Qalaj, tha për RTV21 se janë të gatshëm për zgjedhje, por pa koalicion parazgjedhor.

“Ka muaj që ne jemi duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje për shkak se vendi ka qenë në bllokadë. Ne do të shkojmë në zgjedhje e vetme si PDK dhe me qëllimin që ti fitojmë zgjedhjet”.

Edhe nga LDK-ja thanë se pas shpalljes së datës së zgjedhjeve kanë filluar diskutimet me akterë të rëndësishëm të fushave të ndryshme për zgjerimin e bashkëpunimeve. Por, deputeti i këtij subjekti politik, Krenar Xhaferi, thotë se kjo nuk nënkupton se LDK do të hyjë në koalicion parazgjedhor me ndonjë subjekt politik.

“LDK-ja do të del jashtëzakonisht mirë në këtë proces zgjedhor. LDK-ja asnjëherë nuk ka hyrë nën siglen e koalicioneve në zgjedhje, por hynë me siglen e vet LDK-në. Ne jemi të hapur për bashkëpunimet me partitë politike”, deklaroi Xhaferi.

Koalicion parazgjedhor nuk preferojnë as në AAK. Deputetja e këtij subjekti politik, Time Kadrijaj, tha për RTV21 se janë të përgatitur për zgjedhje.

“Kemi thënë se ne do të garojmë të vetëm në zgjedhje. AAK-ja nuk do të ketë koalicione parazgjedhore. Jemi të përgatitur për zgjedhje sepse nuk e kemi ndalur fashtën e zgjedhjeve. Kish qenë mirë që të formohet një Qeveri pa LVV-në për shkak të disa dështimeve që kanë pasur brenda këtyre pesë viteve të qeverisjes”, tha Kadrijaj.

Presidentja, Vjosa Osmani, u ka kërkuar partive politike garë të drejtë dhe demokratike duke thënë se edhe gjuha ndërpartiake që përdoret në duhet të jetë brenda suazave të normales.

Zvicër: Një central në Gösgen mbyllet

Termocentrali bërthamor Gösgen është i mbyllur që nga pranvera dhe, për shkak të riparimeve shtesë të kërkuara nga inspektorati bërthamor ENSI, pritet të qëndrojë jashtë funksioni deri në shkurt 2026. Aktualisht, centrali nuk prodhon asnjë kilovat energji, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, 660 punonjësit nuk rrezikojnë vendet e punës dhe vazhdojnë të punojnë normalisht.
Sipas drejtorit të centralit, Herbert Meinecke:

punëtorët e mirëmbajtjes vazhdojnë pastrimin,

inxhinierët kontrollojnë dhe testojnë pajisjet,

stafi financiar merret me administrimin dhe kontabilitetin,

të gjitha detyrat që nuk lidhen drejtpërdrejt me prodhimin e energjisë vazhdojnë si më parë.

Ndryshimi i vetëm është atmosfera në central: turbinat e fuqishme nuk punojnë më, dhe për t’i mbrojtur nga ndryshku dhe dëmtimet, po përdoren sisteme të përkohshme ngrohjeje dhe ventilimi. /Albinfo.ch

https://www.srf.ch/news/schweiz/atomkraftwerk-goesgen-ein-akw-steht-still-was-bedeutet-das-fuer-die-angestellten

Rreth 28 milionë euro mund të arrijë fatura e të gjitha proceseve zgjedhore të 2025

Brenda pak ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës kërkesën buxhetore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, përcjell albinfo.ch.

Se sa do të jetë shuma e planfikuara nga KQZ, në këtë institucion nuk kanë treguar me arsyetimin se është duke u përgatitur, por nëse vlera do të jetë e përafërt me zgjedhjet e llojit të njëjtë, parlamentare, që u mbajtën më 9 shkurt, atëherë kostoja e të gjitha proceseve zgjedhore të mbajtura vetëm gjatë vitit 2025 mund të arrijë në rreth 28 milionë euro.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi në zgjedhjet e 9 shkurtit ishin planifikuar 8.7 milionë euro, ndërkaq për zgjedhjet lokale 10.5 milionë të tjera.

KQZ ende nuk ka raporte përfundimtare që tregojnë se sa mjete janë shpenzuar nga këto planifikime.

lg.php.gif

“Buxheti i planifikuar nga KQZ për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt, ishte në vlerën e 8.7 milionë Euro. Sipas raporteve të deritashme, shuma e shpenzuar është rreth 7.9 milionë Euro. Ndërkaq, buxheti i planifikuar për qëllim të organizimit të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025, është në vlerën e mbi 10.5 milionë Euro. Në këtë planifikim buxhetor, përfshihet dhe organizimi i raundit të dytë të zgjedheve për Kryetarë të Komunave. Në përfundim të këtij procesi dhe përmbylljes së të gjitha procedurave, do të kemi një raport përfundimtar dhe do të kemi të dhëna të sakta se sa nga mjetet e planifikuara janë shpenzuar”, tha Elezi për EO.

Duke folur për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, Elezi tha se KQZ është në proces të përgatitjes së planifkimit buxhetor dhe se kërkesën do ta dërgojnë për miratim në Qeverinë e Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, i cili nuk është i planifikuar. Në mbledhjen e radhës, KQZ do të miratojë planifikimin buxhetor për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe kërkesën për buxhet do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. KQZ ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme apo që kanë ndodhur pa planifikim, në një vit jo-zgjedhor”, tha Elezi.

Sipas arsyetimeve të KQZ-së, Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme ka zgjeruar përgjegjësitë e KQZ-së në organizimin e procesit zgjedhor dhe kjo reflektohet edhe në koston e planifikuar.

Po ashtu, sipas KQZ-së pjesa më e madhe e mjeteve shpenzohet për të paguar trupat zgjedhore dhe stafin tjetër që angazhohet gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Zvicra shtrin masat kundër gripit të shpezëve në gjithë vendin

Autoritetet federale kanë zgjeruar masat parandaluese kundër gripit të shpezëve në të gjithë Zvicrën. Vendimi erdhi pasi katër pata dhe një mjellmë u gjetën të ngordhura nga sëmundja në qytetin Wil (SG), përcjell albinfo.ch.

Nga e marta, të gjithë mbajtësit e shpezëve duhet të kufizojnë hapësirën e daljes së kafshëve në zona të mbrojtura nga shpendët e egër. Nëse kjo nuk është e mundur, ushqimi dhe uji duhet të vendosen në mënyrë që shpendët e egër të mos kenë qasje — për shembull duke përdorur rrjeta mbrojtëse.

Qëllimi i masës është të parandalojë përhapjen e mëtejshme të gripit të shpezëve mes shpendëve të egër dhe atyre të mbajtura nëpër ferma dhe amvisëri.

https://www.srf.ch/news/schweiz/nach-fall-in-wil-sg-bund-weitet-massnahmen-gegen-vogelgrippe-auf-ganze-schweiz-aus

Brienz, fshati zviceran që rrezikon të zhduket

Prej më shumë se një viti, fshati Brienz/Brinzauls në Graubünden është i braktisur për shkak të rrezikut të rrëshqitjes masive të malit. Banorët u evakuuan për herë të dytë në nëntor 2024 dhe shumica prej tyre tashmë kanë vendosur të shpërngulen përgjithmonë, përcjell albinfo.ch.

Sipas autoriteteve të komunës Albula, një pjesë e shkëmbit mbi fshat po lëviz 8–10 centimetra në ditë – shpejtësia më e lartë e regjistruar deri tani. Rreth 150 mijë metra kub shkëmb mund të shemben në çdo moment, prandaj i gjithë fshati ndodhet në zonën e kuqe.

E ardhmja e shtëpive mbetet e paqartë. Ndërtesat janë pjesë e Inventarit Kombëtar të Vendbanimeve të Mbrojtura, por ligji pyjor kërkon shembjen e ndërtesave të vjetra nëse pronarët marrin kompensim për ndërtim të ri. Kështu, mbetet e hapur pyetja nëse Brienz do të ekzistojë ende si fshat në të ardhmen. /Albinfo.ch

https://www.srf.ch/news/schweiz/bergdorf-seit-einem-jahr-leer-wie-weiter-mit-den-brienzer-haeusern-wenn-niemand-mehr-da-wohnt

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e lojtarit shqiptar

Asllani, 23 vjeç, iu bashkua Torinos këtë sezon në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa drejtuesit e klubit e vlerësojnë lojtarin, por mbeten të rezervuar për vendimin përfundimtar.

Cairo vlerësoi paraqitjet e tij të fundit, si me kombëtaren shqiptare ashtu edhe me Torinon, përcjell albinfo.ch.

“Asllani ka luajtur shumë mirë me Shqipërinë, ka shënuar dhe është drejt fazës eliminatore. Kundër Juventusit pati një pjesë të dytë fantastike. Na pëlqen si lojtar, prandaj e morëm në huazim, dhe po tregohet pozitiv. Por gjithçka varet nga trajneri.”

Sa i përket blerjes së përhershme, presidenti theksoi se ende është herët për vendime:

“Opsioni i blerjes? Nuk jemi as në gjysmën e sezonit. Ta shohim si do të vazhdojë. Ai duhet të performojë vazhdimisht që të na bindë ta mbajmë përgjithmonë.”

Torino pagoi 1.5 milionë euro për huazimin, ndërsa klauzola e blerjes së Asllanit është e vendosur në 12 milionë euro.

Premier League shkruan për Xhakën: I duhet çdo ekipi

Premier League ka publikuar të enjten në profilet zyrtare një video të Granit Xhakës me gola, asistime, ndërhyrje dhe kontribut tjetër që jep në çdo pjesë të fushës, përcjell albinfo.ch.

“Secilit ekip i duhet Granit Xhaka”, shkruan në video.

Xhaka është kapiten i Sunderlandit dhe po shkëlqen pas kthimit në Premier League.

“Granit Xhaka do të bëjë ÇDO GJË për ekipin e tij”, shkruan në përshkrimin e videos.

https://www.facebook.com/share/r/17n5wgnaya/?mibextid=wwXIfr

Katër kadetë të FSK-së diplomojnë me sukses në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin u zhvillua ceremonia përmbyllëse e akademisë trevjeçare ushtarake në Republikën Federale të Gjermanisë, ku katër kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës u diplomuan me rezultate të larta, përcjell albinfo.ch.

Oficerët më të rinj të FSK-së që përfunduan me sukses programin prestigjioz janë:

Nëntoger Shumëzim Karaqica – drejtimi ushtarak Logjistikë/Mirëmbajtje

Nëntoger Arton Xhemajli – drejtimi ushtarak Logjistikë/Furnizim

Nëntoger Xheladin Kurtaj – drejtimi ushtarak Xhenio Luftarake

Nëntoger Fatlum Agushi – drejtimi ushtarak IT ushtarake

Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Gjermane i ofrojnë procesit të arsimimit dhe trajnimit të oficerëve të rinj të FSK-së, si dhe vlera e partneritetit të ngushtë me Forcat e Armatosura Gjermane.

Ky sukses konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit profesional të kapaciteteve të FSK-së dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e sigurisë.

Shqiptari i shpëton jetën biznesmenit italian që ra me makinë në ujë

Një ngjarje e pazakontë shpëtimi ka ndodhur më 20 nëntor 2025 në zonën e Padovës, ku një biznesmen rreth të 70-tave humbi kontrollin e automjetit të tij Toyota Yaris dhe përfundoi në ujërat e kanalit Battaglia, transmeton albinfo.ch.

Brenda pak sekondash, dy kalimtarë u hodhën në ujë për të ndihmuar, mes tyre edhe 32-vjeçari shqiptar Elton Zefi, i cili rezultoi vendimtar për shpëtimin.

Zefi, i njohur për fizik të fuqishëm dhe trup pothuajse dy metra i gjatë, reagoi menjëherë: ai theu xhamin e makinës së fundosur dhe, së bashku me një person tjetër që ndodhej në vendngjarje, arriti të nxjerrë biznesmenin nga automjeti. Për më tepër, operacioni u realizua në kushte shumë të vështira, pasi temperatura e ujit ishte vetëm 5°C.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe guximit të tyre, biznesmeni u nxor i vetëdijshëm nga makina dhe më pas shprehu mirënjohjen ndaj shpëtimtarëve. Autoritetet italiane konfirmuan se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut.

Ngjarja po shihet si shembull i guximit dhe humanizmit, duke vënë në pah reagimin e jashtëzakonshëm të të riut shqiptar në një situatë kritike.

https://www.facebook.com/share/r/1Bn3VKawD4/?mibextid=wwXIfr

Mbi 7 vjet burg për trafikim me qenie njerëzore dhe prostitucion

Një burrë 39-vjeçar kinez u dënua në Bernë për trafikim të qenieve njerëzore dhe promovim të prostitucionit. Ai u akuzua për dhjetë delikte dhe mbi gjashtëdhjetë përpjekje për të joshur punëtorët migrantë kinezë në Zvicër për punë seksuale, transmeton albinfo.ch

Gratë duhej t’u shërbenin deri në dhjetë klientëve në ditë, ndërsa burri diktonte çmimet dhe praktikat. Gratë ishin të vendosura në apartamente Airbnb, ku jetonin njëkohësisht, shkruan srf.ch.

Një panel prej pesë anëtarësh, e dënoi shtetasin kinez me 7.5 vjet burg, dënim ky i pasuar me një dëbim 13-vjeçar nga vendi. Prokuroria kishte kërkuar gjithashtu një dënim me 7.5 vjet burg, por vetëm një ndalim 10-vjeçar nga vendi.

Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm.

Kapen tre shqiptarë me punë dhe qëndrim në të zezë në Gjermani

Më 18 nëntor 2025, zyrtarët policorë në Autostradën Federale 255 në Höhn vunë re një furgon shpërndarjeje me tre vende për ulje që transportonte katër persona. Pas inspektimit, u zbulua se tre shtetas shqiptarë, të moshës 43, 27 dhe 32 vjeç, punonin për një kompani ndërtimi drywall pa leje qëndrimi ose autorizime pune të vlefshme, transmeton albinfo.ch.

Ndaj tyre u ngritën procedura penale me dyshimin për qëndrim të paligjshëm dhe shkelje të ligjit kundër punës së padeklaruar. Në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të imigracionit, u morën masa për të ndërprerë qëndrimin e tyre, raporton newsflash24.de.

Shoferi shqiptar i automjetit gjithashtu nuk kishte patentë shoferi të vlefshme dhe po ashtu do të përballet me akuza penale.

Janë ngritur procedura penale kundër punëdhënësve përkatës të kompanive të përfshira, duke përfshirë dyshimin për ndihmë dhe inkurajim të qëndrimit të paligjshëm, shkelje të ligjit kundër punës së padeklaruar dhe mbajtje ose përvetësim të pagave.

Zbulohen raste të gripit të shpendëve në Wil

Katër rosa dhe një mjellmë kanë ngordhur nga gripi i shpendëve në një pellg në Wil, St. Gallen. Të gjitha afërsisht 50 kafshët që mbaheshin atje duhet të eliminohen, transmeton albinfo.ch. Kjo bëhet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të gripit të shpendëve, sipas zyrës kantonale veterinare.

Gripi i shpendëve konsiderohet të jetë sjellë këtu nëpërmjet  shpendëve të egër.

Gripi i shpendëve është një sëmundje shumë ngjitëse e kafshëve por pa rrezik për njerëzit. Sipas qeverisë federale, produktet e shpendëve si pula mund të konsumohen ende pa shqetësim, raporton srf.ch.

Megjithatë, publiku mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së virusit. Njerëzit duhet të mbajnë distancë nga shpendët e egër të ngordhur ose të sëmurë dhe nuk duhet t’i prekin ata. Ata duhet të raportohen te rojtari i gjahut, policia ose shërbimi veterinar kantonal, dhe më pas do të mblidhen dhe analizohen.

Sipas qeverisë federale, ky monitorim bën të mundur zbulimin e shpejtë të çdo qarkullimi të mundshëm të virusit në Zvicër dhe përshtatjen e masave sipas nevojës.

Parmelin: “Zvicra nuk ka bërë shumë lëshime lidhur me tarifat”

Ministri federal i Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin sheh hapësirë ​​për manovrim në negociatat mbi tarifat amerikane. Zvicra nuk ka bërë shumë lëshime, është shprehur Parmelin në një intervistë për SRF.

Një letër me parashtrimin e qëllimeve të negociatave është nënshkruar tashmë. Tani duhet të fillojnë negociatat, tha Këshilltari Federal, Parmelin. Për shembull, ka thüenë ai, do të mund të diskutohen më shumë përjashtime sa u përket tarifave me SHBA-në.

Në mediat zvicerane është folur se afaristë zviceranë me “dhuratat” e tyre kanë luajtur një rol në arritjen e marrëveshjes për tarifat. Por, lidhur me rolin e përfaqësuesve të biznesit zviceran në negociata, Parmelin deklaroi se ata nuk kishin qasje në informacione konfidenciale ose sekrete.

Këshilli Federal mbetet përgjegjës vetëm për negociatat, ka thënë ai.

Intervista e plotë mund të dëgjohet të shtunën në orën 11:30 të paradites në Radio SRF 1.

Shefi i Swatch-it: Marrëveshja doganore e bën Zvicrën të shantazhueshme

Norma më e ulët e tarifës e Zvicrës me SHBA-në, 15 për qind në vend të 39 për qind, sa ka qenë, është një përmirësim, por Zvicra e ka bërë veten të cenueshme ndaj shantazhit me marrëveshjen doganore, transmeton albinfo.ch. Kështu ka deklaruar Drejtori Ekzekutiv i kompanisë së madhe të orëve, Swatch, Nick Hayek, për Tagesschau të televizionit publik zviceran, SRF.

Zvicra duhet të jetë e sigurt në vetvete dhe të tregojë se do të luftojë edhe kur trajtohet padrejtësisht, është shprehur më tutje Hayek, transmeton albinfo.ch. Kjo nuk ka të bëjë fare me ideologjinë apo me të drejtën.

Hayek shprehu gjithashtu shqetësimin se Uashingtoni mund të bëjë kërkesa të mëtejshme. Në atë rast, të gjitha opsionet janë shteruar tashmë. Ata që janë përgjegjës në Zvicër “kanë dërguar tashmë të gjithë ata që sjellin dhurata”.

Prishtinë: Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në vendin e punës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës që ishte duke punuar dhe një tjetër është lënduar.

Rreth orës 17:00, Policia e Kosovës thotë se ka pranuar informacionin se dy persona janë lënduar gjatë punimeve në rrugën “Faruk Rama”, në Prishtinë, raporton rtklive.com. “Si pasojë e lëndimeve të marra, njëri nga punëtorët ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi i mjekëve emergjentë”.

Bëhet e ditur se personi i dytë i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar se policia, në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sulm kibernetik mbi policinë në Lucernë dhe Schwyz

Individë të panjohur kanë vjedhur të dhëna nga pjesëtarët e forcave policore në kantonet e Lucernës dhe Schwyz. Ata kanë shfrytëzuar një dobësi sigurie në një sistem IT të mirëmbajtur nga policia e Lucernës dhe të përdorur gjithashtu nga policia kantonale e Schwyzit, transmeton albinfo.ch.

Kancelaria e Shtetit të Kantonit të Lucernës raporton se janë vjedhur emrat, adresat e email-it dhe numrat e telefonit të biznesit të punonjësve. Gabimi në sistemin IT është rregulluar ndërkohë, raporton srf.ch

Policia e Lucernës ka ngritur një padi penale. Gatishmëria operacionale e forcës policore në kantonet e Lucernës dhe Schwyz nuk është komprometuar asnjëherë, sipas tyre.

Donald Trump: E enjtja, afat “i përshtatshëm” për Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur publikisht për planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën.

Sipas tij, e enjtja e ardhshme do ishte një “afat i përshtatshëm” për Ukrainën që të pranonte planin me 28 pika.

“Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po shkojnë mirë, ka tendencë t’i zgjatësh ato. Por e enjtja, mendojmë se është një kohë e përshtatshme”, tha Trump.

Zviceranët mbështeten më shumë te vinjeta elektronike

Vinjeta digjitale e autostradës është në rritje në Zvicër: Ndërsa vitin e kaluar 35 përqind e vinjetave të shitura përbënin versionin digjital, pjesa në vitin 2025 u rrit me dhjetë pikë përqindjeje në 45 përqind, me një total prej rreth njëmbëdhjetë milionë vinjetash autostradash të shitura. Vinjeta elektronike digjitale ka qenë e disponueshme në Zvicër që nga gushti i vitit 2023.

Nga afërsisht 4.9 milionë vinjeta elektronike të shitura, pjesa më e madhe e kërkesës i atribuohet Zvicrës me 2.8 milionë copë, sipas një deklarate federale. Kërkesa për vinjetën digjitale ishte më e madhe në kantonet e Cyrihut, Bernës, Aargau dhe Vaud.

42 përqind e vinjetave elektronike u blenë nga pronarë të automjeteve me targa të huaja kontrolli, shkruan SRF. Kërkesa nga Gjermania ishte më e madhja me 18.7 përqind, e ndjekur nga Franca me 9 përqind dhe Italia me pothuajse 4 përqind, transmeton albinfo.ch.

Austria shkon një hap më tej

Në Austri, vinjeta ngjitëse madje do të hiqet plotësisht vitin e ardhshëm. Nga 1 dhjetori 2026, do të ketë vetëm një variant digjital pas një vendimi të Këshillit Kombëtar.

Në këtë mënyrë, mund të kursehen tre deri në pesë milionë euro në kosto, e justifikoi këtë hap zëdhënësi i trafikut të ÖVP, Joachim Schnabel.

U tha se vinjeta elektronike mund të blihet jo vetëm në internet, por edhe në kioska, stacione benzine dhe pika pagese. Taksa mund të paguhet për një ditë, dhjetë ditë, dy muaj ose një vit të tërë.