Lajme
Coop-i heq nga raftet artikujt ushqimorë rusë
Coop-i dhe Globusi aktualisht nuk blejnë më asnjë produkt nga Rusia. Ndërsa Migrosi ende nuk ka vendosur të bojkotojë produktet ruse
Koncernet zvicerane të shitjes me pakicë kanë nisur reagimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë. Kështu ndërmarrjet e mëdha Coop dhe Globus aktualisht nuk blejnë më asnjë produkt nga Rusia, stoqet e mbetura po shiten, transmeton albinfo.ch. Ndërsa Migros-i, nga ana tjetër, është në pritje.
Coop-i pra, ka vënë “vijën e kuqe” mbi produketet ruse. Shitësi i dytë më i madh me pakicë në Zvicër (pas Migrosit) hedh nga raftet e tij artikujt ushqimorë nga Rusia.
“Për shkak të situatës aktuale, Coop ka vendosur që për momentin të ndalojë furnizimin me ushqime nga ky vend i origjinës. Stoqet ekzistuese janë ende duke u shitur për të shmangur mbeturinat e ushqimit” thotë një zëdhënëse e Coop, e pyetur nga 20 minuten.
Nga kjo ndalesë në fakt vetëm një pjesë e vogël e produkteve janë prekur, pasi Coop-i blen fare pak artikuj ushqimorë nga Rusia, përcjell albinfo.ch. Më të përfaqësuarit këtu ishin dy lloje të vodkës dhe peshku i ngrirë.
Migrosi nuk heq dorë
Migrosi aktualisht nuk është duke bojkotuar produktet nga Rusia. Me rastin e blerjes së produkteve nga jashtë, Migros vazhdon të ndjekë rekomandimet zyrtare. “Deri më tani, Këshilli Federal nuk ka vendosur bojkot ndaj mallrave ruse”, thonë në këtë kompani.
Migrosi aktualisht po ndjek këtë procedurë dhe po vëzhgon nga afër dhe me shumë shqetësim zhvillimet. “Kushdo që, për bindje personale, preferon të mos blejë ushqime nga Federata Ruse, sigurisht që mund ta bëjë këtë falë deklaratës transparente të origjinës, të shtypur në paketim”, thuhet në njoftimin për media nga Migrosi.
Globus-i vepron sikur Coop-i
Ndërmarrja tjetër e madhe e shitjes me pakicë, Globus, ka marrë të njëjtin vendim si Coop-i. Departamenti i mallrave ka gjithsej 15 produkte nga Rusia në departamentin e ushqimit “Delicatessa”, transmeton albinfo.ch. Globusi tani heq dorë nga porositë e reja, ka thënë një zëdhënëse.
Produktet e prekura janë një lloj mjalti me hoje, havjar beluga dhe lloje të ndryshme të vodkës. Sipas Globusit, 80 për qind e shitjes së produkteve ruse vijnë nga shitja e vodkës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











