Lajme

COVID-19 dhe ndryshimi i Monodramës

Fillimisht, përkitazi me karantinën që e dëgjojmë si nocion çdo dit, desha të theksoj se idea e izolimit për një periudhë,  dy javore, një muajore apo dyzet ditëshe,  është– një ide e gjallë prej kohësh edhe tek shqiptarët, si, fjala bie, ishte zakon që fëmija i porsalindur bashkë me nënën të izolohen dyzet ditë dhe të mos dalin nga shtëpia, si një rregull që do ta pengonte kontaktin e foshnjës dhe nënës me botën e jatshme, respektivisht me sëmundjet dhe viruset. Mirëpo sigurisht fëmija i vogël do të sillte shumë atfmosferë e gëzim në shtëpinë e lumturuar me lindjen e tij dhe kushdo që rrinte me të, ishte i mbushur me lumturi… Po vallë, izolimi ynë a ka motive dhe arsye të mjaftueshme për të  qëndruar ne pozitiv dhe produktiv?!

Sot mbi 3 miliard njerëz janë në karantinë dhe pjesa tjetër poashtu – në një apo tjetër formë – të izoluar në mënyra të ndryshme.

Distancimi fizik prej dy metrash është kusht mjaft i rëndësishëm i cili sugjerohet nga shumë institucione shëndetësore, por megjithatë kjo krizë është emërtuar si krizë e solidaritetit, krizë që kërkon solidarizim familjar, nacional dhe botëror. Në esencë shtetet me ekonomi më të zhvilluar u dalin në ndihmë sidomos shteteve të botës së tretë.

Bota para se të fillojë kriza e pandemisë, ishte një jetë rutinore e individuale, ku secili në mënyra të ndryshme ishte i shoqëruar me ambicjet e veta. Gjithmon duke u thirrur se nëse punon shumë dhe vepron sipas rregullave padyshim se do të jetë i suksesshëm. Dinamika e jetës shpesh herë i ka ngjarë transit syçelur. Por, papritmas paraqitet kriza e pandemisë dhe që paraqet të gjitha anët tona të dobta, që me automatizëm fillon edhe transformimi i jetës, e shoqëruar me një jetë krejtë ndryshe nga ajo që ishte më pare, duke ndryshuar sistemi social, ekonomik dhe politik.
“Duke u përballuar me një ngjarje të papritur – ne mund të kërkojmë strehim në një formë mohimi, duke nënvlerësuar problemin dhe duke lënë pas dore rregullat e sigurisë në mënyrë që të vazhdojmë të jetojmë si më parë, duke e vënë veten dhe të tjerët në rrezik.” Ka edhe nga ata që përkundrazi, “pushtohen nga ankthi dhe paniku, dhe nga ana tjetër përhapin frikë të pabazë edhe përmes lajmeve më të papranueshme e të rreme”.

Së bashku me përhapjen e Virusit, është përhapur edhe informimi jo i drejtë ka ndikuar shume negativisht në perceptimin e jorrëzikshmërisë së këtij Virusi. Gjithashtu informimi që kriza e pandemisë do të jetë e shoqëruar me krizë ekonomike, që do të jetë edhe më e vështirë se ajo e 2008, duke mos harruar se kriza e atëhershme ka qenë krizë e zhgënjëmit. Kjo krizë përveq zhgënjimit iu është bashkangjitur edhe zemërimi.  Të tentojm të gjithë së bashku informatën ta shëndërrrojm në njohuri, dhe njohurit të mencuri. Të kemi kujdes që mos të bijm pre e dilemma si për shpërndarjen e virusit por edhe dilemave të tjera që  pasojat mund të jenë katastrofale.

Media mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm në disponimin e qytetarëve. Organizata Botërore e Shëndetit në 6 Mars ka lëshuar disa rekomandime për njerëzit e izoluar: sugjeron që njerëzit në izolim “të qëndrojnë të lidhur me postë elektronike, media sociale, video konferencë dhe telefon.” Disa mund të tallen me këtë formë të lidhjes, por  ka hulumtime që mbështesin idenë se teknologjia mund t’i ndihmojë njerëzit që mos të vetmuar.

Të ardhurat mujore përcaktojn të menduarit.  Frika ndaj së panjohurës është njëra prej krizave që secili qytetar ka nga një monodramë se si do të jetë epilogu i kësaj krize. Frika ndaj asaj se a do t’ia dalëm financiarisht gjatë kësaj krize,  edhe sa do të zgjasë dhe frika se si do të jetë pas Korona Virusit, ka krijuar një mjegullanëjë frikash në mendjen e njerëzve..

Një pandemi si kjo nuk i godet të gjithë në mënyrë të barabartë.

Me COVID-19 ne shohim ndryshime në rrezik në bazë të moshës, dhe ne tashmë mund të shohim që grupe të caktuara janë më të margjinalizuara, dhe duke i shikuar të gjithë me frikë por sidomos pleqtë.
Kriza na tregoi se kush është i privilegjuar të izolohet, kush është i privilegjuar ta përballojë, të blejë sasi të mjaftueshme produktesh, dhe e dimë se nuk mund ta lejojë çdokush që jeton nga rroga në rrogë. Nëse kemi aftësi që ta shohim dhimbjen e tjetrit, ndoshta do të jetë më e lehtë të na kalojë nervoza që jemi të mbyllur në katër mure

Storiet e liberalizmit gjithmonë i kanë motivuar dhe bindur qytetarët me pritje të mëdha. Nga gjithë ajo liri e veprimit, nga ajo pavarësi e jetesës, nga të gjitha ato plane në kohë,  tani ndodhemi në situatë që të qëndrojmë në shtëpi, në një dhomë me prindërit, bashkëshortët, fëmijët, për një kohë më të gjatë.—  pa dyshim një kohë për intimitet, por edhe një kohë për më shumë konflikte, pasi njerëzit  jetojnë  në një gjendje të jashtëzakonshme.  Gjithashtu mund të shohim një sërë ndikimesh shëndetësore kolaterale nga kjo pandemi, të tilla si njerëzit të jenë më të ulur, të hanë më shumë nga mërzia dhe në përgjithësi të jenë më pak aktivë. Mund të shohim që konsumimi i alkoolit rritet dhe abuzimi i substancave bëhet më i përhapur. Shumica e njerëzve tani kanë më pak qasje tek mjekët e tyre ose bëhet më pak e mundur se më parë të furnizohen me medikamente. Të gjitha këta gjëra mund të çojnë në pasoja shëndetësore shtesë.

Për ta përballuar këtë ndryshim drastik në mënyrën e jetës padyshim se nevojitet shumë durim.

Kriza nxit kreativitet, por kreativiteti më i rëndësishëm është që të kemi durim, të krijojm atmosferë positive mbrenda familjes tonë.

Padyshim kriza globale do të ketë edhe një zgjidhje globale, të shoqërëruar edhe më një paketë botërore për të ndihmuar njëri tjetrin.

Kjo krizë e pandemisë do të ndikoj në reflektimin pozitiv për rëndësinë e kontaktit fizik,.

Kriza e nxorri në shesh shumë gjëra, duke filluar nga papregatitja e në familje deri te papregatitja në shtet. Dhe kjo duhet të reflektoj për të gjithë ne që të mendojmë  çfarë bote duam? Duke u nisur nga pyetja konstatojmë se kjo krizë e pandemisë do të ndikojë në ndryshimin rrënjësishtë në aspektin familjar, shoqëror, në zhvillimin ekonomik dhe përforcimin e institucioneve shëndetësore të shteteve tona. Sidoqoftë e ardhmja nuk do të varet vetëm nga e tashmja, viruset nuk mund ti eliminojmë tërësisht nga jeta shoqërore, nuk mund të krijojmë një jetë sterile sepse kjo është e pamundur, por mund të mësohemi se si ta përmirësojmë sistemin e vlerave shoqërore, shëndetësore, ekonomike, dhe …ta shkrimë ankthin dhe frikën me durim, pozitivitet dhe produktivitet.

Driton Maliçi ka doktoruar në shkenca sociale – sociologji në Institutin për Hulumtime sociologjike politike dhe juridike pranë Universitetin Shën Kirili dhe Metodi – Shkup. Është Autor i librit “Qëndrueshmëria e shpresës. 100 storie nga kriza e refugjateve”.

Punon si mesimdhënës në Kolegjin Heimer – Prishtinë.