Lajme
COVID dhe gripi në bashkëqarkullim, OBSh bën thirrje për kujdes
Gripi, COVID-19 dhe viruset e tjera respiratore do të jene në bashkëqarkullim këtë vjeshtë-dimër. Në këto kushte Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet se kjo është shqetësuese, pasi rreziku për forma të rënda tek grupet e riskut rritet dhe kjo çon në mbingarkesë të sistemeve shëndetësore.
Për të përballuar këtë sezon i cili ka nisur të rrisë numrin e të infektuarve, OBSH rekomandon që të bëhet kujdes pikërisht për grupet e riskut.
Ekspertët janë të mendimit se të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të rënda për shkak të COVID-19, gripit dhe sëmundjeve të tjera respiratore, ndaj ata rekomandojnë injektimin e doza përforcuese kundër COVID-19 si dhe vaksinës së gripit.
Të rrezikuar për t’u infektuar me COVID-19 dhe grip janë edhe punonjësit e shëndetësisë, ndaj sipas OBSH duhet të jenë ndër të parët që vaksinohen.
Po ashtu ekspertët kërkojnë që edhe fëmijët e moshës nën 5 vjeç të vaksinohen kundër gripit, pasi janë në rrezik më të lartë të gripit të rëndë ose komplikimeve.
Pavarësisht nëse është COVID-19 ose grip, vaksinat shpëtojnë jetë. Ato mbeten mënyra më e mirë për të luftuar këto sëmundje, duke parandaluar sëmundje të rënda apo vdekje.
OBSH deklaron se COVID-19 mbetet ende një kërcënim. Në 53 Shtetet anëtare të rajonit evropian të OBSH-së, virusi pandemik vazhdon të shkaktojë infeksione, shtrime në spital dhe vdekje/euronews
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













