Shkurt.ch
Credit Suisse shkurton 300 vende pune
Banka Credit Suisse ka në Zvicër rreth dy të pestat nga gjithsej 48000 të punësuar që ka në gjithë botën
Pak ditë pasi që banka më e madhe e Zvicrës UBS ksihte paralajmëruar shkurtimin e mijëra vendeve të punës, edhe Credit Suisse, banka e dytë për nga madhësia ka shpallur pushimin nga puna të 300 punëtorëve të saj. Siç bën të ditur CS, nga kjo masë do të goditen në radhë të parë menaxherët, kuadrot dhe specialistët.
Vendet e punës të punëtorëve në fjalë do të shuhen për shkak se do të fuzionohen shërbimet për përkujdesjen e klientëve “të vegjël” me ato të administrimit të pasurisë së personave të pasur.
Banka Credit Suisse ka në Zvicër rreth dy të pestat nga gjithsej 48000 të punësuar që ka në gjithë botën. Ndërsa Zvicra është i vetmi treg i kësaj banke ku ajo udhëheq edhe shërbimin e klientëve të vegjël.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Dëmet nga vaksinat kundër Covid: vetëm dy kërkesa për kompensim të pranuara deri më tani Mbi 400 kërkesa për kompensim dhe dëmshpërblime morale kanë mbërritur në Konfederatë... -
Donald Trump përsëri veçon Zvicrën në mbrojtje të tarifave -
Llogaritja: Sa do të paguani sipas reformës së propozuar tatimore? -
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë














