Lajme
Cyrih: E drejta e të huajve për të votuar kalon pengesën e parë
Por për t`u realizuar kjo e drejtë, nevojitet edhe një votim tjetër po nga Parlamenti i Kantonit si dhe në fund, një votim në favor të iniciativës nga populli, me referendum
E drejta e votës për të huajt në nivelin komunal në Kantonin e Cyrihut ka kapërcyer sot pengesën e parë. Këshilli Kantonal (parlamenti) ka mbështetur përkohësisht iniciativën përkatëse nga Këshilli i Qytetit i Cyrihut (qeveria) me 87 vota pro, shkruajnë mediat zvicerane sot.
Prezantimin e iniciativës para deputetëve e ka bërë personalisht kryebashkiakja e Cyrihut, Corine Mauch. Ajo ka qenë bartësja kryesore e iniciativës në fjalë, transmeton albinfo.ch. Sipas zonjës Mauch, të huajt, për shkak të kohës së gjatë (10 vjet) që duhet të presin deri në natyralizimin e tyre, janë të penguar të marrin pjesë në jetën politike të vendit. Me këtë, atyre u cenohet një e drejtë e rëndësishme. Për këtë arsye, vendosja e të drejtës së votës në nivel lokal do të ishte një hap i rëndësishëm përpara.
Me këtë iniciativë, në mënyrë të veçantë, komunave duhet t’u jepet mundësia që t`ua ofrojnë të huajve të drejtën e votimit për çështje të nivelit lokal, transmeton albinfo.ch. Kjo do të bëhet me kusht që ata të kenë jetuar në komunën e njëjtë për të paktën dy vjet dhe që të jenë bartës të së drejtës së qëndrimit në Zvicër (Vizës B ose C).
Në mënyrë që komunat të fusin përfundimisht në fuqi të drejtën e votës për të huajt, nevojitet edhe një votim tjetër po nga Parlamenti i Kantonit si dhe në fund, një votim në favor të iniciativës nga populli, me referendum.
E drejta e votës për të huajt në nivel lokal deri më tani është e lejuar në disa kantone, kryesisht në ato të Zvicrës frankofone, shkruan albinfo.ch. Një numër referendumesh në disa kantone të tjera, kanë përfunduar me humbje të iniciativave përkatëse të hedhura në votim.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së














