Jeta në Zvicër
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë
Në këtë raport krahasohet kostoja e më shumë se 160 shërbimeve dhe produkteve përfshirë ushqimin, veshmbathjet dhe faturat e shërbimeve
Sipas një Hulumtimi nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU), qyteti më i shtrenjtë në botë mbetet edhe më tutje Singapori.
Ndërkohë, qyteti zviceran, Cyrih ndodhet në vendin e dytë së bashku me Parisin, duke u pasur nga Hong Kong dhe Oslo, përcjell albinfo.ch.
Studimi i EIU përfshin 133 qytete në mbarë botën dhe përdor Nju Jorkun si një bazë krahasimi të dhënash. Raporti i Kostos së Jetës në botë vlerëson dhe klasifikon vendet që janë më të lira apo më të shtrenjta për të jetuar, sipas disa grupmallrash apo shërbimesh të marra në konsideratë.
Në këtë raport krahasohet kostoja e më shumë se 160 shërbimeve dhe produkteve përfshirë ushqimin, veshmbathjet dhe faturat e shërbimeve.
Disa nga qytetet më të lira, sipas renditjes, janë gjithashtu në Azi, si India dhe Pakistani. Në të njëjtën kohë, çmimi i dollarit amerikan në vitin 2017 çoi në rënien e Nju-Jorkut dhe Los Angelosit në vendet 13 dhe 14. Gjeneva ndodhet në vendin e 6.
Singapori rezultoi të jetë 11% më i shtrenjtë se Nju Jorku për sende ushqimore bazë.
Dhe së bashku me Seulin, është vendi më i shtrenjtë në botë për rroba, “me çmime 50% më të larta se Nju Jorku”, thuhet në raport EIU.
Ndërkohë, pesë qytetet më të lira janë: Damasku i Sirisë, Karakas i Venezuelës, Almati i Kazakistanit, Lagos i Nigerisë dhe Bangalore i Indisë.
Në top 10 bëjnë pjesë edhe Bangalore, Chennai, Karachi dhe Nju-Delhi.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











