Lajme
Dalin pamje nga vrasja e kosovarit në Hanover
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Lajmi për vrasjen e një kosovari në Hannover të Gjermanisë bëri bujë të madhe në media.
Rezultat i kësaj ngjarjeje, policia gjermane ka angazhuar një numër të madh policësh, të cilët janë duke vazhduar kërkimet dhe hetimet për të dyshuarin.
Aufgrund des Einsatzes in der #Arndtstraße wurden mehrere Straßen gesperrt. Daher kommt es zu Verkehrsbehinderungen. Wir bitten darum, den Bereich nach Möglichkeit weiträumig zu umfahren. https://t.co/jF9sjTFr2t
— Polizei Hannover (@Polizei_H) June 3, 2021
Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 1 e 30 minuta të pasditës, në qendër të Hanoverit. Dëshmitarët kanë treguar se kishin dëgjuar një të shtënë.
Siç ka treguar zëdhënësi i policisë, Micahel Bertram, dyshohet se kishte pasur një zënkë të mëhershme në mes të dy automjeteve. Të paktën thuhet se ka pasur të shtëna nga një makinë Mercedes-Benz. Pas të shtënave, makina Porsche është përplasur dhe drejtuesi ka vdekur pavarësisht përpjekjeve për kthim në jetë.
Në ngjarje dyshohet se janë përfshirë më shumë se dy persona.
“Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i Mercedes Benz ka ikur në këmbë pas incidentit, derisa një kontroll i menjëhershëm i policisë nuk ka rezultuar i suksesshëm”, ka thënë Policia.
Sipas zëdhënësit të policisë, Bertram, përveç Porsches së zezë, në vendin e ngjarjes kishte edhe Mercedesi i bardhë me targa nga Donauwörth (Bavaria), me disa vrima plumbi. Disa dëshmitarë e kishin vëzhguar ngjarjen dhe po merren në pyetje.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











