Bota
Dallim i madh në paga mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore
Në vitin 2016, mbi 400 mijë gjermano-lindorë u zhvendosën në perëndim të Gjermanisë për të punuar atje, ndërsa në drejtim të kundërt u zhvendosën 150 mijë gjermano-perëndimorë
Afro 30 vite pas rënies së murit të Berlinit, Gjermania lindore vazhdon të qëndrojë pas asaj perëndimore, sipas një raporti të fundit. Si pasojë po rritet frika se lindja e vendit po e humbet sfidën e sheshimit të ndasive.
Një studim i qeverisë gjermane ka treguar se, pagat janë ende më të ulëta në lindje krahasuar me perëndimin, afërsisht rreth 15 për qind më të ulëta, gjë që tregon se flluska e rritjes mund të ketë shpërthyer.
Raporti vjen pas rreth 3 dekadash dhe triliona eurosh të shpenzuara në përpjekjet për të vendosur të dyja anët e Gjermanisë në një drejtim, transmeton “TCH”.
Shtetet (Landet ose Republikat) perëndimore kanë paguar detyrimet e tyre për ta sjellë lindjen në nivelin e tyre ekonomikisht. Taksat janë më të larta në perëndim, gjë që shumë figura politike e kanë kritikuar, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, situata nuk është kaq e zymtë për ekonominë më të madhe të Evropës në tërësi, ku është shënuar sukses.
Produkti i Brendshëm Bruto në lindje, që tregon sesa është rritur ekonomia, ka shënuar 41 për qind rritje që nga ribashkimi në vitin 1991.
Qeveria gjermane nënvizon në vijimësi angazhimin e saj për të rritur kapacitetin ekonomik të lindjes së vendit, me një seri investimesh që variojnë nga infrastruktura e deri tek industria.
E pavarësisht se bëhet fjalë për një vend, mes lindjes dhe perëndimit ekziston edhe fenomeni i “ikjes së trurit”. Në vitin 2016, mbi 400 mijë gjermano-lindorë u zhvendosën në perëndim të Gjermanisë për të punuar atje, ndërsa në drejtim të kundërt u zhvendosën 150 mijë gjermano-perëndimorë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?