Lajme
Danimarka dhe Norvegjia, ndër shtetet me menaxhimin më të mirë në botë për Covid-19
Shtetet shembull për menaxhim të mirë të Covid-19
E verteta është se Danimarka dhe Norvegjia janë shtetet shembull për menaxhimin më të mirë të Covid-19.
Danimarka dhe Norvegjia ishin ndër shtetet e para evropiane që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin, duke iu kthyer thuajse komplet normalitetit në të gjitha fushat, transmeton albinfo.ch.
Qeveria daneze ka thënë se shteti ka reaguar shpejt ndaj situatës dhe, për këtë arsye, e keqja e madhe është parandaluar.
“Reagim i shpejtë kufizues tani na jep edhe mundësinë për të dalë nga kjo krizë më shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Danimarkës, transmeton albinfo.ch.
Por, e veçanta e këtyre dy shteteve vazhdon në numrin e paktë të infektimeve në raport me banorët që kanë.
Nga ana tjetër, Norvegjia po tregon edhe një model më të mirë të menaxhimit, duke pasur në total vetëm 25,887, raste që nga fillimi i pandemisë, transmeton tutje albinfo.ch.
Ndërkohë në Danimarkë janë regjistruar më shumë raste, deri më tani 56,958 të prekur me Covid-19 dhe nga numri i përgjithshëm, janë shëruar 42,249 persona plotësisht. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













