Futboll
Dardanët e rinj barazojnë me kampionin e Evropës në hapje të kualifikimeve
Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon kundër Sllovenisë
Ekipi kombëtar U17 i Kosovës e ka ndalur me barazim 1:1 Holandën në ndeshjen hapëse të Grupit 17 kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
Granit Hana i ardhur nga banka rezervë e shpëtoi Kosovën nga humbja dhe ia siguroi një pikë të rëndësishme ndaj favorites Holandës të mërkurën mbrëma në Venray, raporton Gazeta Express.
Në një ndeshje të dominuar plotësisht nga vendasit, Kombëtarja verdhekaltër shënoi nga goditja e vetme në kornizë të portës.
Holanda krijoi shumë, pasi i pati plot 21 goditje në drejtim të portës së Kosovës, nëntë prej të cilave brenda kornizës së portës, por nuk ishte efikase duke shënuar vetëm një herë përmes Mylian Jimenez në minutën e 11-të.
Megjithatë, dardanëve u mjaftoi goli i Hanës, i cili realizoi në minutën e 69-të, pak minuta pasi u fut në lojë nga stoli.
Kosova grumbull një pikë, aq sa Holanda. Grupit 3 i prin Uellsi me tri pikë, ndërsa Sllovenia e fundit, pa pikë.
Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon kundër Sllovenisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














